Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), edhe pas vendimit të Gjykatës Kushteutese që të hedhë poshtë si të papranueshme kërkesën e opozitës pë vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Hashim Thaçit President, vlerëson se Thaçi nuk e përmbush kriterin kryesor për president i vendit – të qenit faktor i unitetit.
“AAK e ka kundërshtuar votimin e e Hashim Thaçit president, me veprime të njohura që në ditën e votimit të tij, janë shoqëruar edhe me kundërshtim mjaft të ashpër në Kuvend, por edhe me protesta në rrugë. Ne konsiderojmë se Hashim Thaçi nuk e përmbush kriterin kryesor për president i vendit, që është të qenit faktor i unitetit”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
“Ne, po ashtu, konsiderojmë se edhe votimi i tij është bërë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe besojmë se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese nuk është i drejtë”, thuhet më tutje në komunikatë.
Sipas AAK-së, tri partitë opozitare nuk kanë marrë ende vendim se si do të veprojnë ditën që do të mbahet ceremoinia e betimit të Thaçit për President.
“Për sa i përket një veprimi të përbashkët opozitar në ditën e betimit të Presidentit, deri më tash nuk pasur një diskutim apo vendim për këtë çështje”, thuhet në komunikatën e AAK-së.















