Dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën, janë marrë vesh për inicimin e krijimit të një koalicioni opozitar.
Në një komunikatë per media, këto dy parti opozitare kanë bërë të ditur se liderët e tyre, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi.
Sipas njoftimit, marrëveshja është e hapur edhe për partitë e tjera si edhe për përfaqësues të shoqërisë civile.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën, merren vesh për inicimin e krijimit të boshtit opozitar në Kosovë.
Lederët e këtyre dy partivë, sot në orën 16.00, në selinë e NISMA-s, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi.
Marrëveshja mbetet e hapur për parti të tjera dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile e përsonalitete nga jeta publike”, thuhet në komunikatën e shpërndarë nga AAK-ja.
















