• Latest
  • Trending
  • All

A ka Shqipëria përgjigje për dronët e armatosur të Serbisë?

20/09/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 30 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

A ka Shqipëria përgjigje për dronët e armatosur të Serbisë?

20/09/2019
in Aktualitet, Opinion, SHQIPERIA

NGA SHABAN MURATI

Shqipëria duket është i vetmi shtet anëtar i NATO-s, që mendon se mund të flerë pa u merakosur për rreziqet, që shtohen rreth e qark saj në Ballkan. Nuk shpjegohet ndryshe që asnjë zyrë shtetërore nuk reagoi në Tiranë për njoftimin e rëndësishëm, që u publikua në Beograd në 10 shtator se Serbia ka blerë në Kinë porosinë e parë të 9 dronëve të armatosur apo të avionëve luftarakë pa pilot dhe pas kësaj do të blejë edhe 15 avionë të tjerë luftarakë pa pilot. Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandër Vulin, me këtë rast deklaroi se pajisja me dronët e armatosur do të fuqizojë fort kapacitetet e ushtrisë serbe, kapacitete, që nuk i ka pasur në të kaluarën.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Njoftimi për blerjen e dronëve luftarakë kinezë “Wing Long” u bë menjëherë pas bisedimeve në Beograd me një delegacion ushtarak kinez të nivelit të lartë. Por në fakt marrëveshjen për blerjen e dronëve të armatosur apo të avionëve luftarakë pa pilot e ka nënshkruar personalisht presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë vizitës së tij në Pekin në shtator të vitit të kaluar. Dronët ushtarakë kinezë janë avionë luftarakë pa pilot, të cilët pajisen me bomba dhe me raketa për të goditur objekte tokësore dhe kanë një rreze prej 4 mijë kilometrash. Për të ilustruar rolin dhe përdorimin e tyre drejt objektivave në shtete të tjera po përmendim faktin më të freskët të datës 14 shtator 2019 kur forcat rebele Huthi në Jemen dërguan dronë luftarakë për të bombarduar në Arabinë Saudite dy rafineritë më të mëdha të naftës në botë, duke shkatërruar gjysmën e kapacitetit të naftës të atij shteti. Pra nuk janë dronë si ai që u hodh gjatë ndeshjes së futbollit të Shqipërisë me Serbinë, as si ai që donin të ngrinin për hakmarrje çekët filoserbë në Prishtinë gjatë ndeshjes së kombëtares së tyre atje, dhe as nga ato me të cilët bëjnë foto nga qielli reporterët. Dronët luftarakë të Serbisë janë dronë të armatosur me bomba dhe me raketa kundër objektivave në distanca të gjata.

Serbia bëhet shteti i parë ballkanik dhe europian, që pajiset me dronë të armatosur kinezë, hap që padyshim krijon një disekuilibër të ri të rrezikshëm forcash në rajonin e Ballkanit. Lidhur me këtë zëvendësministri serb i mbrojtjes, Nenad Miloradoviç, u mburr se Serbia po pajiset me sisteme të sofistikuara dronësh ushtarakë kinezë, të cilët nuk i ka asnjë shtet rreth saj. Zëvendësministri serb i mbrojtjes bëri të ditur gjithashtu se marrëveshja e nënshkruar me Kinën parashikon edhe transferimin e teknologjisë për sisteme integrative të avionëve luftarakë pa pilot, mbi bazën e të cilave avionët pa pilot ose dronët ushtarakë, që do të prodhohen në Serbi, do të pajisen me sisteme elektroniko-optike.

Kemi kështu një rrethanë të re strategjike në rajon, e cila nuk mund të anashkalohet nga shtetet e rajonit dhe sidomos nuk mund të lihet jashtë vëmendjes nga shtete dhe popuj, të cilët konsiderohen kërcënim nga doktrina zyrtare ushtarake serbe, dhe konkretisht Shqipëria dhe Kosova. Ja për cilët është konkretisht rreziku dhe objektivi i kërcënimit të dronëve luftarakë serbë, sipas ekspertëve ushtarakë të huaj, të cilët shqetësohen më shumë se zyrtarët tanë për fatet tona. “Dronet e armatosur serbë mund të dislokohen në bazën e brigadës së 98 të ushtrisë serbe në Nish, zonë e njohur për tensionet e Serbisë me Kosovën dhe me Shqipërinë kohët e fundit”,- paralajmëronte para pak kohësh portali “defence.pk”. Agjencia e madhe amerikane e lajmeve “Asoshiejtid Press” shkruan në 10 shtator 2019: ”Ekziston frika në Perëndim që armatosja e Serbisë nga aleatët e saj Rusia dhe Kina mund ta inkurajojë këtë shtet ballkanik drejt një lufte tjetër, veçanërisht kundër ish-provincës së saj, Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në 2008”.

Dronët luftarakë të Serbisë përfaqësojnë pra një rrezik ekzistencial, që duhet të ngrejë në këmbë qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës. Informacioni i pajisjes së Serbisë me avionë luftarakë pa pilot, që mund të godasin me bomba dhe me raketa objektiva tokësore deri në 4 mijë kilometra larg, mund të jetë ri për publikun e gjerë, por në qarqet ushtarake dhe diplomatike ai qarkullon që prej verës së vitit të kaluar, kur një delegacion ushtarak serb bëri një vizitë të posaçme në Kinë në grupin industrial kinez “Chengdu Aircraft Industry Group”, që i prodhon dronët luftarakë, dhe kur presidenti i Serbisë Vuçiç nënshkroi kontratën e blerjes së dronëve luftarakë gjatë vizitës së tij në Pekin.

Dy shtetet shqiptare dhe kombi shqiptar janë përpara një gare të ethshme të armatimeve nga Serbia, e cila nga dita në ditë po merr armë gjithnjë e më të sofistikuara. Blerja e dronëve të armatosur apo e avionëve luftarakë pa pilot e ngre këtë garë armatimesh në një fazë cilësisht të re, që shtron pikëpyetje të madhe ekzistenciale. A ka Shqipëria përgjigje për rrezikun e dronëve të armatosur të Serbisë?

Është e njohur se çdo plan apo strategji kundërmasash do të përfshinte në radhë të parë reagimin e menjëhershëm diplomatik dhe propagandistik. Shqipëria po hesht si mumje, siç ka bërë gjithmonë, edhe kur u ngrit baza ushtarake ruse e Nishit, edhe kur Rusia furnizon me avionë të sofistikuar dhe me raketa Serbinë, edhe kur në Serbi zhvillojnë manovra ushtarake zbarkimi në Ballkan forcat desantuese ruse, edhe kur Serbia bëhej shtet vëzhgues në organizatën ushtarake ruse CSTO, etj. etj.

Shqipëria me urgjencë duhet të ngrejë çështjen e dronëve të armatosur serbë në komitetin ushtarak strategjik të NATO-s për të bashkërenduar me aleatët atlantikë masat mbrojtëse, që duhen marrë në Shqipëri dhe në Ballkan ndaj rreziqeve, që përfaqëson ky lloj armatimi i ri serb. Shqipëria duhet të ngrejë zërin në Bashkimin Europian, ku BE duhet t’i japë fund heshtjes dhe indiferencës ndaj garës së rrezikshme të armatimeve nga Serbia. Është e pakuptimtë që BE të avancojë integrimin europian të Serbisë në kohën kur ai shtet armatoset kundër vendeve anëtare dhe kandidate të BE në rajon. Është vërtetë paradoksale se si BE toleron përrallën e Serbisë zyrtare për të ashtuquajturin neutralitet ushtarak, në kohën që ky shtet kandidat i BE po armatoset me një ritëm të paparë me armë të sofistikuara. Udhëheqja serbe ka shpikur tezën absurde sipas të cilës qenka neutralitet ushtarak kur Serbia armatoset nga të katër anët, nga Rusia, nga Kina dhe nga të gjithë shtetet, që shesin armë. Tirana duhet ta ngrejë me forcë zërin dhe të protestojë direkt tek Beogradi për këtë provokacion të rrezikshëm, që destabilizon rajonin, dhe e fut atë në një cikël të ri të garës së armatimeve. Shqipëria duhet ta ngrejë zërin në samitet apo në forumet e të ashtuquajturit Ballkan Perëndimor.  Nuk mund të mos habitesh nga ky Ballkan Perëndimor, që nuk shqetësohet për dronët luftarakë të Serbisë, e cila bombat dhe raketat planifikon t’i hedhë  pikërisht në Ballkan. Serbia tallet me shtetet e Ballkanit Perëndimor me tullumbacet e “integrimit të përbashkët ballkaniko-perëndimor”. Tallet veçanërisht me Shqipërinë, të cilës i ka lejuar të vetëkënaqet me hapjen e një zyre ballkaniko-perëndimore për rininë, e cila planifikon mbrëmjet e vallëzimit apo “party” verore midis dhjetë të rinjve shqiptarë dhe dhjetë të rinjve serbë. Serbia tallet me Shqipërinë, sepse ka lejuar që në paradën e saj të LGBT të 15 shtatorit të këtij viti kryeministrja serbe të fotografohet para parullës së atij komuniteti “shqiptarët janë vëllezërit tanë”.

Çështja është tepër serioze për Shqipërinë, për dy shtetet shqiptare dhe për kombin shqiptar. Serbia hyri në epokën moderne të droneve luftarakë, që mbajnë bomba e raketa, dhe kjo është një situatë e re, që duhet të mobilizojë qeverinë, Këshillin e Sigurisë Kombëtare, shtabet ushtarake dhe institucionet e inteligjencës, emergjencat civile, gjithë strukturat mbrojtëse të shtetit. Ekspertë të sigurisë, me të cilët kam pasur rastin të bisedoj për domosdoshmërinë e kapaciteteve të detektimit, të bllokimit dhe të neutralizimit të dronëve sulmues, ngrenë supet kur i pyet se çfarë do të ndodhte nëse dronët e armatosur serbë do të godisnin objekte të mëdha strategjike në Shqipëri, siç bënë rebelët Huthi të Jemenit në Arabinë Saudite.

Shteti nuk mund të ngrejë supet, as të bëjë të paditurin dhe të pamundurin, por duhet të përgatitet për çdo situatë. Shteti serioz nuk auto sugjestionohet nga retorikat boshe për internacionalizmin ballkanik. Interesat strategjike kombëtare në Ballkan janë jo të përputhshme, dhe sidomos me Serbinë janë të kundërta. Këtë dëshmon pajisja e Serbisë me dronët e armatosur me bomba e raketa, ndërsa Shqipëria nanuritet me idiotizmat e paqes së rreme ballkaniko-perëndimore.

Post Views: 66
Previous Post

Vendimi për Tahirin në mediat botërore

Next Post

Tërmeti i fuqishëm shkund Shqipërinë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Tërmeti i fuqishëm shkund Shqipërinë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.