Ditën e sotme Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të vizitojë Luginën e Preshevës. Siç raportojnë mediat vendase, kjo vizitë po pritet me shumë entuziazëm si nga liderët shqiptarë të kësaj Lugine edhe nga qytetarët shqiptarë vendas. Ndërkaq, autobusi në të cilin udhëtojnë gazetarët shqiptarë nga Beogradi në drejtim të Preshevës është bllokuar për rreth 40 minuta në Vranjë. Në të ndodhen rreth 28 gazetarë, operatorë e foto-reporterë, të cilët do të pasqyrojnë vizitën e Kryeministrit Rama. Mësohet se ndalesa e tyre nuk ka pasur asnjë argument konkret nga ana e policisë. Sipas burimeve të agjencisë NOA.al, fillimisht gazetarëve iu është komunikuar se duhet të presin deri sa autostrada të hapet, pasi ajo është e mbyllur e më pas se duhet pritur të kalojë më parë eskorta e kryeministrit dhe delegacionit të tij. Lëvizjet drejt Preshvës kanë qenë të pakta gjatë mëngjesit të kësaj dite. Gazetarët shqiptarë nuk shoqërohen nga asnjë forcë policie në këtë udhëtim, për të bërë të mundur sigurimin e jetës së tyre. Ata kanë pasur vetëm dy forca të xhandarmërisë, të cilët i kanë shoqëruar nga hoteli në drejtim të autobusit.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















