Vizita e kryeministrit Edi Rama është komentuar edhe nga mediat e huaja. Që në orët e para të mëngjesit “Yahoo” e ka nxjerrë si lajm, duke thënë se kjo vizitë është historike dhe mes dy vendeve, të cilët i ka ndarë historia.
Ndërsa Reuters ka shkruar se në kryeqytetin e Serbisë ka pasur përplasje verbale të forta mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit. Media prestigjoze botërore fokusohet tek deklarata e Ramës për Kosovën. Sipas Reuters, ka qenë Kosova, një krahinë, që banohet kryesisht nga shqiptarë dhe ish-pjesë e shtetit serb, e cila nga provincë e Serbisë u pavarësua në vitin 2008-të, e përkrahur nga shtetet perëndimore, kur NATO ndaloi spastrimin etnik të shqiptarëve.
Më tej në shkrim theksohet se Rama dhe Vuçiç kanë mbajtur deklarata krejt të kundërta sa i përket Kosovës dhe se miqësi mes shqiptarëve dhe serbëve zor se mund të ketë.
















