Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta i ka cilësuar si konstruktive dhe normale deklaratat që Kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë gjatë vizitës së tij në Beograd, duke u shprehur se takimi po ecën mirë. “Deklaratat mendoj se kanë qenë mjaft konstruktive dhe normale. Deklaratat janë mjaft normale”, – tha kryeparlamentari duke iu përgjigjur interesit të medieve, ndërsa po vizitonte ekspozitën e pikturave me temë “Vlora në telajo” në ambientet e Muzeut Kombëtar. I pyetur lidhur me deklaratat e Kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili i quajti provokuese fjalët e homologut shqiptar, Meta u shpreh se ishte një reagim i momentit. “Mendoj se ishte një reagim i momentit. Rëndësi ka që vizita po ecën shumë mirë”, deklaroi Kryetari i Kuvendit. Të pranishëm në ekspozitën e pikturave “Vlora në telajo”, ku ishin ekspozuar punët e 60 artistëve të peizazhit vlonjate ishin të pranishëm edhe ministra, deputetë, përfaqësues të pushtetit vendor si edhe akademiku kosovar, Rexhep Qosja.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















