• Latest
  • Trending
  • All

Vatikan, laserët zbulojnë “sekrete” të veprave të lashta të artit

09/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Vatikan, laserët zbulojnë “sekrete” të veprave të lashta të artit

09/11/2014
in Kulture, Lajme

Pajisjet me rreze laser po hedhin dritë të re mbi veprat e lashta të artit në zemër të Vatikanit. Thellë në laboratoret e një prej koleksioneve më të mëdha të artit në botë, vepra që përfaqësojnë mijëra vjet histori dhe kulturë janë duke u restauruar me teknologjinë më të përparuar të kohës.

Sheshi i Shën Pjetrit është një nga vendet më të njohura të planetit, por tani thesaret e tij po i nënshtrohen një operacioni të fytyrës me rreze laser. Turmat mbushin sheshin për të admiruar bukuritë e tij, por thellë nën muzeun e Vatikanit, restauruesit janë duke punuar për të hedhur dritë të re mbi thesaret e vjetra.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

Një nga koleksionet më të mëdha të pikturave dhe skulpturave në botë po risillet në jetë me ndihmën e disa prej teknologjive më të fundit me rreze laser. Një nga veprat që po restaurohen është statuja e perëndeshës romake të Fatit, e cila ishte e mbuluar nga papastërtia mbledhur në dy mijë vjet. Vetëm një nga gishtat e dorës dhe një njollë e errët në fund të mantelit të saj, janë ato që kanë mbetur pa u rikthyer në shkëlqimin e tyre origjinal.

Ashtu si në fushën mjekësore, laseri po bëhet një mjet gjithnjë e më i domosdoshëm për restaurimin e veprave pa përdorur agjentë kimikë, të cilët janë të kushtueshëm dhe të dëmshëm për mjedisin. Rrezet e gjelbra dhe të kuqe të dritës kanë rezultuar shumë të suksesshme në këtë detyrë delikate dhe muzetë e Vatikanit po i përdorin ato mbi një numër gjithnjë e më të madh veprash arti, që mbajnë në 11 mijë dhomat dhe shtatë kilometra galeri të tyre, përcjell VoA.

“Kjo teknologji e re është e mahnitshme sa i përket rezultateve që marrim, por kjo, sigurisht, nuk është një kurë magjike. Jemi duke vazhduar të bëjmë çdo gjë që kemi bërë gjithmonë deri tani. Laseri na jep pak më shumë mundësi, duke na lejuar ta përmirësojmë procesin e pastrimit dhe, në raste të caktuara, si ky që do ju tregoj tani, na lejon të mund të pastrojmë në një mënyrë që nuk do të kishim kurrë mundësi ta realizonim me një sistem tjetër,” thotë Guy Devreux, drejtor i laboratorit të veprave prej mermeri.

Ky sarkofag tregon se çfarë janë të afta të bëjnë rrezet laser. Por për ta kthyer atë në lavdinë e mëparshme janë përdorur jo më pak se pesë lloje të ndryshme laserësh.

Para se të fillojë procesi i pastrimit, kryhen teste rigoroze për t’u siguruar që pulsimet e dritës nuk e përshkojnë veprën përtej papastërtisë, duke e dëmtuar. Dhe kjo është pikërisht pika më e fortë e laserit, sepse pasi vendosen parametrat, rrezet e shpërbëjnë pluhurin me pulsime të shkurtra por të fuqishme termike, por gjithmonë duke ndaluar në sipërfaqen e pikturës, vazos prej qeramike apo dorezës me dantella.

Laserët për pastrimet e rënda, të përdorura për statujat e mermerit, lëshojnë një tingull si kërcëllimë ndërsa shpërbëjnë njollat mbi gur, kurse ato që përdoren në laborator për pikturat janë delikate, të lehta dhe pothuajse pa zë, duke rrëshqitur mbi sipërfaqe ndërsa punojnë.

“Arritja më e madhe është pikërisht kjo, pra heqja e papastërtisë pa pasur nevojë të përdorësh shumë substanca të cilat mund të depërtojnë tepër thellë dhe të krijojnë probleme për pastrime të tjera në të ardhmen,” thotë Eugenio Ercadi, një restaurues që po punon për rifreskimin e një afresku të shekullit të 10-të dhe një statuje të shekullit të 13-të.

Afresku është shpëtuar nga një kishë koptike në Sudan – e cila u përmbyt në fund të shekullit të 19-të gjatë ndërtimit të digës Aswan – dhe përfundoi këtu, një relike e harruar.

Ndër 100 mijë objektet që presin të pastrohen, në laboratorin e materialeve të përziera, ka dhurata që i janë dhënë papëve gjatë shekujve. Disa anëtarë të ekipit të restaurimit kanë kaluar 5 muajt e fundit duke testuar lazerin me pupla të ngjyrave dhe madhësive të ndryshme të mara nga kopshti zoologjik i Romës.

“Ka objekte nga të gjitha kontinentet, të cilat janë shumë të ndërlikuara. Kemi kapele, veshje apo stoli, dhe penda është një material i gjendur shpesh përgjatë koleksioneve në këtë muze dhe objektet na krijojnë shumë probleme sa i përket pastrimit të puplave, pasi ato janë shumë delikate dhe pastrimi tradicional nuk është gjithmonë i mundur ose i kënaqshëm,” thotë restauruesja Catherine Riviere.

Ulderico Santamaria, drejtor i laboratorit të diagnozave thotë se lazeri u jep mundësi të mbrojnë historinë e Vatikanit:

“Çfarë bën laseri? Ai na lejon të mbrojmë historinë e veprës së artit, falë mundësisë për të zgjedhur atë çka pastrojmë dhe për të kontrolluar rezultatin. Ne nuk duam të eliminojmë thelbin historik të veprës.”

Nuk do të kalojë shumë kohë, thotë ai, para se teknika e laserit e Vatikanit të jetë gati për t’u përdorur jashtë mureve të shtetit të vogël, në statujat dhe monumentet e Qytetit të Përjetshëm dhe në mbarë botën.

Previous Post

Libri dedikuar nxënësve dhe dashamirëve të muzikës

Next Post

Vlersohet ndërkombëtarisht filmi “Tri dritare dhe një varje”

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

Vlersohet ndërkombëtarisht filmi “Tri dritare dhe një varje”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.