Aktori kosovar dhe një nga producentët e filmit të parë me të cilën Kosova pretendon nominimin për çmimin e Akadamisë amerikane të filmit, Oscar, Shkumbin Istrefi ka njoftuar se “Tri dritarje dhe një varje” e ka fituar çmimin “Audience Award në Festivalin e Selanikut.
Festivali Ndërkombëtar i filmit në Selanik të Greqisë konsiderohet festivali kryesor i kësaj industrie në Evropën Juglindore, ndërsa në të kryesisht shpërblehen krijuesit e rinj të filmit.
Një nga producentët e këtij filmi, Shkumbin Istrefi ia ka sqaruar Indeksonline se filmi “Tri dritare dhe një varje” ka qenë në konkurencë zyrtare në Festivalin e filmit në Cottbus të Gjermanisë ku fitoi cmimi “Dialog prize”, çmim i cili jepet për filma të cilët trajtojnë tema që nxisin dialog social. Filmi u nderua edhe me mirenjohje speciale nga Juria profesionale. Ky film, poashtu eshte shfaqur edhe ne seksionin “Balkan Survey” të Festivalit të Selanikut, ku në një konkurencë të madhe, mori notën më të lartë të publikut dhe u nderua me çmimin “Audience Award”.


















