Shqipëria është vizituar në gjashtë mujorin e parë të këtij viti nga mbi 1 milionë turistë, me një rritje prej 24 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifrat janë bërë publike nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni. Ajo ndodhen në Londër ku morri pjesë në konferencën “Shqipëria, destinacioni juaj për Turizëm dhe Investime” dhënë për mediat britanike dhe ato ndërkombëtare.
Ministrja Gjermeni shoqërohej nga Drejtori Ekzekutiv i Organizatës Botërore të Turizmit, Carlos Vogeler dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Turizmit, pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Sonia Popa.















