Deputeti i Listës Serbe, Slobodan Petroviç ka kërkuar që liderët politikë të subjekteve shqiptare të mund të bisedojnë që vendi të dalë nga kriza.
Në një intervistë dhënë Lajmi.net, Petroviç tha se serbët duan që të zgjidhet ngërçi, me qëllim që Kosova të shkojë drejt normalitetit.
Petroviç nënvizoi se Lista Serbe nuk do të hyjë në një koalicion ku ndodhet edhe Lëvizja Vetëvendosje.
“Qëndrimi i Listës Serbe nuk ka ndryshuar. Ne thjeshtë nuk do të hyjmë në asnjë marrëveshje as me PDK-në dhe as me partitë e Bllokut në qoftë se Vetëvendosje është e përfshirë në formulë qeverisëse”, sqaroi Petroviç.
Ai ka akuzuar Vetëvendosjen se është një parti me parime anti-evropiane dhe anti-serbe.
















