• Latest
  • Trending
  • All

FOL: Kriza ekonomike po thellohet, politikanët po pasurohen

31/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

FOL: Kriza ekonomike po thellohet, politikanët po pasurohen

31/10/2014
in Lajme, Rajoni

Kosova po thellohet në krizë ekonomike, ndërsa, politikanët po pasurohen.

Brenda katër viteve, politikanët tanë janë pasuruar për rreh 2 mijë e 449 për qind më shumë. Kështu pohoi Fidan Kalaja, nga Lëvizja “Fol”, në një konferencë për media, ku ka prezantuar të dhënat e përditësuara të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik për vitet 2010-2014, në kuadër të Platformës së Deklarimit dhe Krahasimit të Pasurisë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Sipas të dhënave të prezantuara nga “FOL”, kryetarët e Komunave të zgjedhur në 2013 janë 30 për qind më të pasur, kabineti qeveritar 15 për qind me i pasur se parapraku dhe deputetët e vitit 2014 janë 2.2 për qind më të pasur.
Kalaja tha se në këtë platformë janë të përfshirë pasuritë e 307 zyrtarëve të lartë publik, ku janë kategorizuar në katër kategori. Në kategorinë e krerëve të lartë të shtetit, ku janë të përfshirë presidenti i Kosovës, kryeministrat dhe zëvendëskryeministrat prej periudhës 2010-2014. Në kategorinë e Kuvendit të Kosovës, ku është përfshirë pasuria e deputeteve të Kosovës në tri legjislatura, kategorinë e kabinetit qeveritar 2008-2011 dhe 2011-2014 dhe kategorinë e kryetarëve të komunave 2009-2013.

Kalaja theksoi se në përgjithësi pasuria e këtyre 307 zyrtarëve të lartë që janë përfshirë në këtë platformë në vitin 2010 ka qenë 15 milionë e 977 mijë euro. Ndërsa, totali i pasurisë së zyrtarëve të lartë për vitin 2014 ka qenë rreth 407 milionë euro, ose 2449 për qind më e lartë se ajo e vitit 2010.

“Në këtë kategori prin pasuria e zëvendëskryeministrit Behxhet Pacolli, prej 215 milionë euro. Pasuria me radhë është ajo e kryeministrit Hashim Thaçi me 694 mijë euro dhe pasuria e Presidentes së Kosovës me 134 mijë euro…. Ndërsa, pasuria e deputeteve të kësaj legjislatura është rreth 146 milionë euro apo 2.23 për qind më e lartë se pasuria e legjislaturës së kaluar. Në këtë legjislaturë, në legjislaturën e re për nga pasuria prin deputeti Ramiz Kelmendi, me totalin e pasurisë prej 46 milionë euro. I dyti është Hamza Balje me totalin epasurisë prej 4.9 milionë euro dhe e treta është deputetja Blerta Deliu-Kodra , me totalin e pasurisë prej 2.8 milionë euro. Tek kategoria e kabinetit të anëtarëve të kabinetit qeveritar….. Në këtë kategori për nga pasuria e deklaruar prin pasuria e zëvendësministrit të ministrit të zhvillimit ekonomik Ramadan Hasani, me totalin e pasurisë prej 2.5 milionë euro, i dyti është zëvendësministri i ministrisë së administratës publike, Nexhmedin Kastrati me totalin e pasurisë prej rreth 2 milionë euro dhe i treti është ministri në detyrë i planifikimit hapësinor, Dardan Gashi me pasuri prej 1.1 milion euro”, ka pohuar Kalaja.

Ndërsa, sa i përket kryetarëve të komunave, Kalaja tha se prej kryetarëve të rinj, prin pasuria e kryetarit të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri me 7.6 milionë euro, pasuar nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri me 2.4 milione euro, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili ka një total të pasurisë me rreth 2 milionë euro.

Ai po ashtu tha se gjatë përditësimit të të dhënave, ata kanë hulumtuar dhe disa aspekte të ndjeshme, sa i përket mos deklarimit apo deklarimit të rrejshëm të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe se është vërejtur që shumë nga zyrtarët, e sidomos ata të rinj, nuk e kanë deklaruarpasurinë e tyre.

“Ka shumë zyrtarë, e sidomos të rinj, të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre. Tek deputete ne kemi vërejtur që deputete e rinj, siç janë Adem Hoxha, Besa Bahtia, Labinota Murtezi, Fisnik Ismajli, Nezir Çoçaj, Pal Lekaj, Raif Qela, Sevdije Halimi, nuk kanë deklaruar pasurinë e tyre pas marrjes së detyrës së deputetit…Te kryetaret e komunave, ne kemi vërejtur se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ai i Fushë Kosovës, Burim Berisha, i Ferizajt Muharrem Sfarqa dhe kryetari i Zveçanit, Vucina Jankovic, nuk e kanë deklaruar pasurinë“, tha ai.

Ndryshe, gjatë këtij prezantimi u tha se gjatë procedimit të të dhënave të pasurisë së zyrtarëve të lartë, është vërejtur se disa shifra të formularët e agjencionit nuk kanë qenë në rregull. Kështu që FOL kërkon nga Agjencioni Kundër Korrupsion, që të jap sqarime për disa shifra të pasurisë së Lutfi Haziri, të cilit në formularë i është prezantuar paga për 2013 në vlerë prej 96 000 euro, Fadil Ismajli paga prej 7 000 euro, Begzad Sinanit, shtëpia në vlerë prej 8640 euro, Gani Kocit banesë në vlerë prej 5912 euro dhe Biserka Kostiq, e cila në vitin 2014 ka deklaruar pagat vjetore për 4 vitet e fundit, e të cilat nuk janë të njëjta me formularët e viteve të kaluara.

 

Previous Post

Reforma në drejtësi, qeveria: Ndryshime kushtetuese

Next Post

Lista Serbe akuzon Vetëvendosjen: Parti anti-serbe dhe anti-evropiane

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Lista Serbe akuzon Vetëvendosjen: Parti anti-serbe dhe anti-evropiane

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.