Ministrat e Energjitikës së Bullgarisë, Maqedonisë dhe të Shqipërisë kanë nënshkruar sot në Sofje një deklaratë, përmes së cilës angazhohen që korridori 8 të bëhet prioritet i politikave të Bashkimit Evropian.
Me këtë deklaratë të nënshkruar, tre shtetet ballkanike marrin përsipër të zbatojnë projektin.
“Dua të theksoj se në Maqedoni po ndërtohen tashmë dy autostrada të Korridorit8. Këtë vit kemi nisur me punë në një nga segmentet e lidhjes hekurudhore me Bullgarinë, që do të thotë se po punojmë aktivisht në realizimin e projekteve që lidhin Maqedoninë dhe Bullgarinë”, tha Janakieski.
Ai ve në dukje se ndërtimi i korridorit 8 ka një rëndësi tepër të madhe për Maqedoninë, por edhe për rajonin, për lëvizje më të shpejtë të njerëzve dhe mallrave















