• Latest
  • Trending
  • All

A do të futet në “burg” shteti që “pjell” e “licenson” hajdutë milionerë?

31/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 14 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

A do të futet në “burg” shteti që “pjell” e “licenson” hajdutë milionerë?

31/10/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Pandeli BARDHI

Mirë bën shteti që po fut në burg vjedhësit e energjisë elektrike. Këtyre hajdutëve hallexhinj, kaq mundësi u ka krijuar shteti. U ka shtrirë kabllot elektrike në ballkone, mbi çati në rrugë e kudo si rrjetat e merimangës dhe këta hajdutë “fakirë” hedhin një tel sipër kabllit dhe vjedhin energjinë elektrike. Po kështu, i është dhënë mundësia të vjedhin edhe kapakët e pusetave, edhe hekurat e urave e të hidrovorëve e t’i çojnë ato për skrap. Këta, kaq mundësi kanë dhe shteti i është qepur për t’i çuar në burg dhe mirë bën! Por kjo, është vetëm një grimë shumë e vogël e punës. Po me hajdutët milionerë të shtetit çfarë bëhet? Ka më se njëzet e pesë vjet që shteti e ka mbushur vendin vetëm me lypsa e hajdutë. Nuk e kam fjalën për lypsat që shtrijnë dorën për një dhjetëshe, por për lypsat që “shtrijnë” dorën për të vjedhur miliona! Kështu janë edhe “lypsat” policë, tatimorë, gjykatës avokatë e deri tek “lypsat” e “hajdutët” me mandat deputeti, me post shtetëror me licenca, me diploma edhe sikur ato t’i kenë të blera me para.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

U mbush një çerek shekulli qysh nga rënia e diktaturës dhe “Pardesytë” e bardha na premtuan se do të ndërtonin një shtet ndryshe, një shtet demokratik, një shtet ligjor. Qysh atëherë e deri më sot mbas një çerek shekulli, pardesytë e “bardha” janë bërë “zgjyrë” nga vjedhja e korrupsioni. Jo vetëm kaq, por shteti që lindi pas rënies së diktaturës, “pjell” e “licenson” vazhdimisht hajdutë e vjedhës milionerë! Sikur vetëm vjedhësit e energjisë elektrike të futnin në burg, do të duhej që e gjithë policia e shtetit të angazhohej vetëm me këtë problem. Së dyti, sikur vetëm hajdutët e energjisë elektrike të futnin në burg, do të duhej të ndërtoheshin edhe shumë burgje të tjera në mos edhe kaq të tjerë sa janë sot. Po sikur këtyre hajdutëve, t’i shtonim edhe ata që vjedhin kabllot elektrike, atyre që u vendosin tritol shtyllave elektrike, atyre që vjedhin hekurat e urave e hidrovorëve për skrap, kapakët e pusetave, rërën e lumenjve, etj., etj., etj., sa burgje do të na duheshin?

Duke lënë mënjanë këta hajdutë që vjedhin aq sa kanë mundësi dhe atë ç’ka gjejnë përpara, shkojmë pak më lart, tek hajdutët me “licencë”! Hajdutët më të mëdhenj siç e pranojnë edhe vetë shtetarët, janë institucionet e shtetit dhe bizneset, të cilat, jo pak por kanë vjedhur miliona e miliarda dollarë. A do të futen në burg përgjegjësit e këtyre institucioneve të shtetit dhe vetë shteti për vjedhjen që i bëhet energjisë elektrike. Institucionet e shtetit, janë debitorët më të mëdhenj në shtet dhe kërkojnë të bindin qytetarët që të mos vjedhin energjinë elektrike! A nuk e kupton ky shtet që është vetë shteti “hajdut” i licensuar, është vetë ky sistem që “pjell” vetëm hajdutë dhe gjithçka tjetër është falsitet, është vetëm propagandë. Qysh në fillimet e demokracisë, “trimat pardesybardhë” shkatërruan gjithçka që ndërtoi diktatura, duke i hapur rrugë edhe vjedhjes së gjithçkaje që kish ndërtuar diktatura. Kush diti në ato kohë, kush u tregua më i shkathët e kush ishte më afër pushtetit, rrëmbyen toka e pasuri, prona e objekte, truaj e gjithçka mundën! Vetëm një pjesë që ishin të mefshët, të djegur nga “qulli” që tani i frynin “kosit”, mbetën atje ku ishin…! As fabrikat, as uzinat, as ndërmarrjet, as trojet, nuk ju dhanë atyre që e meritonin, por ju dhanë atyre në të fortëve! Shohim sot, se si ish ministra, ish drejtorë, ish shefa, ish kryetarë, etj., të gjithë akuzohen për vjedhje e korrupsion.

Sali Berisha me ata që sot janë në opozitë, ndërtoi një shtet, që nuk bie as erë shtet demokratik, as erë shtet ligjor por një shtet hajdutësh dhe të korruptuar deri në qelizat më të vogla! Ky sistem pjell ministra hajdutë, policë hajdutë, gjykatës hajdutë, tatimorë hajdutë, avokatë hajdutë, mjekë hajdutë, mësues e pedagogë hajdutë! Është shumë e vështirë të gjesh qoftë edhe një të vetëm pushtetar apo biznesmen që nuk vjedh në një formë apo në një tjetër. Vjedhin mjekët në klinikat e tyre private me çmimet më të larta në Rajon e më gjerë. Vjedhin mjekët “hipokritë” me bluzat e bardha të Hipokratit, nëpërmjet klinikave të tyre private, që u rrjepin edhe “lëkurën” pacientëve pa të ardhura e të zhytur në borxhe! Edhe çmimet e transportit nga shoqëritë e ndryshme, janë shumë më të larta nga ato të vendeve të tjera. Edhe çmimet e mallrave të ushqimit, janë shumë më të larta nga ato të vendeve fqinje. Në çdo vend, në prag festash apo edhe kur afron afati i skadimit të mallrave, i ulin çmimet për t’u dhënë mundësi edhe shtresave në nevojë që të blejnë.

Këtu, jo vetëm që nuk njihet kjo nga tregtarët tanë, por kur afron data e skadimit të mallrave ushqimore, paketohen ato në amballazhe të tjera që të duket sikur kanë një afat skadimi më të largët. Bëhen pa tregohen, dhe këto bëhen vetëm këtu, në vendin më të varfër të Europës, me të ardhurat më të pakta për frymë në rajon e në Europë! Shpesh dëgjohet të flitet se ndër më të korruptuarit janë sistemi i drejtësisë dhe ai i shëndetësisë. Këto janë përralla. I tërë ky sistem është i korruptuar dhe si i tillë, pjell vazhdimisht hajdutë dhe të korruptuar. Polici rrugor nuk është i interesuar që qytetarët e vet të zbatojnë me rreptësi rregullat e qarkullimit, por detyrohet të fshihet mbrapa kaculeve që të mund të zërë ndonjë “gjah”! Ata kërkojnë të gjejnë me shkelje ndonjë automjet pa kutinë e ndihmës së shpejtë dhe mirë bëjnë, por përpara kësaj, duhet të kërkojnë të rregullohen rrugët me gropa, të vendoset sinjalistika, sepse nga këto ndodhin aksidentet dhe jo nga kutia e ndihmës së shpejtë me materiale të skaduara brenda. “Gjobën” duhet ta marri i pari shteti, që i ka lënë rrugët si në Kabul! Tenderat e rrugëve, fitohen nga ato firmat që “japin” dhe asnjëherë nuk bëhen siç planifikohen dhe brenda afatit, sepse… vidhen fondet!   Mirë bëhet që ashpërsohen masat për drejtuesit që shkelin rregullat e qarkullimit. Florian Mima, deputet i PD-së u qan hallin drejtuesve që gjobiten me kaq e aq paga ditore por, pse more “Flori” nuk thua që drejtuesi nuk duhet të kalojë semaforin e kuq apo pse të mos e vendosi rripin e sigurimit!? A nuk u dhimbset koka atyre? Halli i Florianit si edhe i shefave të tij nuk është se i dhimbset jeta e qytetarëve, por kërkon të bëjë sa më shumë të pakënaqur që të marri përsëri pushtetin! Gjykatësi, kur e di që prona i takon qytetarit, nuk mund të rrijë pa gjë, por i thotë qytetarit, “merr x avokat dhe hajde ta mbyllim çështjen”! Inspektori “kompetent” i arsimit i thotë qytetarit “më jep tre mijë euro që të ta sjellim gruan mësuese nga fshati në Tiranë. Mjeku i thotë pacientit, “ilaçet do t’i merrni në x farmaci, sepse të tjerët jua japin të skaduara”! Avokati i thotë klientit të tij, “lërë një dyshkë në zyrën time” dhe çështjen e ke të mbaruar”! Kështu edhe pedagogu për t’ja dhënë provimin studentit, kështu edhe punëdhënësi për një vend pune!

Mos vallë janë bërë me punë të ndershme klasa e miliarderëve që zotërojnë shtatë miliardë dollarë pasuri dhe pesëqind e pesëdhjetë mijë të tjerë nuk kanë as bukë për të ngrënë? Kush ua krijon mundësinë njerëzve për të vjedhur? Këto ua krijon shteti, atyre që rrinë nëpër qoshe, që zyrën e kanë sa për formë për të marrë rrogën dhe aktivitetin e bëjnë gjetkë, tek favoret apo tek bizneset që kanë, sepse atje e kanë fitimin. Shteti di kujt t’i krijojë favore për t’u bërë milioner, kurse punonjësve të thjeshtë nuk u krijon as kushtet më minimale të punës. Në sektorin e përpunimit të invaliditetit të sigurimeve shoqërore, punojnë shtatë gra. Shumë prej tyre si Elvira Verdhi, Marjana Nako, Enkelejda Simaku etj., kanë mbi njëzet e pesë vjet që në mungesën e kushteve më minimale kalojnë në duart e tyre dhjetra e qindra dosje në muaj e kurkush nuk ja vlerëson këtë punë kolosale. Vetëm minjtë që lëvizin sa andej këtej e që zvarriten nëpër kabllot e shumta që hyjnë e dalin nëpër mure, mundohen t’u bëjnë “shoqëri” e t’i “argëtojnë”. Nuk ja ka kush zilinë atyre, as për pagën që nuk ju mjafton as për disa ditë bukë, as për kushtet e punës e as për atë që nuk e kanë mundësinë të dalin nga ky ambient as pesë minuta për të marrë pak ajër nga ai i ambientit të jashtëm megjithëse edhe ai i ndotur! Askush nuk ka bërë “prokopi” me pagën e shtetit.

Milionat e miliardat vijnë nga postet e pushtetit, nga ata që “kanë në dorë” dhe jo nga punonjësit me një pagë qesharake! Do të ishte e efektshme puna kundër vjedhjes e korrupsionit, nëqoftëse kjo, do të fillonte nga “koka” dhe jo nga “këmbët”. Deri tani, kemi parë që janë futur në burg ata hajdutë “hallexhinj”, por a do të shohim një ditë të futen në burg shtetarët milionerë? Kjo nuk do të ndodhi kurrë, mbasi këta kanë me vete “drejtësinë” e parasë, që nuk e shpon asnjë vendim gjykate e sidomos këto të Nishanit, i cili është “jashtë loje” bashkë me gjykatat e tij të korruptuara. Këta, sa për sy e faqe futen në burg “ditën” e dalin “natën”. Në burg mbeten vetëm ata që vjedhin nga halli!

Previous Post

Gjobat dhe efekti “Platini”

Next Post

Pasqyra e shtypit (31 tetor 2014)

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Pasqyra e shtypit (31 tetor 2014)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.