Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e premte, 31 tetor 2014. Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Kompensiomi, energjia, zbardhet rritja e pensioneve”. Tituj të tjerë janë; “Ruçi kundër ministrave: Qeveria nuk bëhet me aksion. Jo shifrave si në socializëm”. “Cani: Buxheti i ri, hiqet taksa e siguracionit të makinave”. Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Ruçi kundër ministrave. Kryetari i grupit parlamentar të PS kërkon llogari për një vit qeverisje. Kryeministri Rama mbështet kritikat e kreut të grupit, por merr në mbrojtje Tahirin dhe Gjiknurin”. Tituj të tjerë janë; “Legalizimi, 1264 pronarët që duhet të paguajnë faturën”. “Votimi, rrëzohen dekretet e Presidentit Nishani, përçahet shumica”. “Nishani- Rama, takim për BSH dhe Gjykatën e Lartë”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Përplasja Rama- Ruçi, tension dhe rrjedhje votash në mazhorancë”. Tituj të tjerë janë; “Guvernatori i ri, Qeveria zgjedh një eksperte në BE për Bankën, Nishani negocion me Ramën”. “Llalla: Nuk e dimë se ku kanë përfunduar lekët e vjedhur në Thesar”. “Atentat 40-vjeçarit në një lokal në Tiranë, arrestohet autori”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Atentati mafioz, plagoset i dyshuari për dy vrasje”. Tituj të tjerë janë; “Ismet Haxhia: E vërteta e vrasjes së Azemit, nuk ishte krim ordiner”. “Pagoi drejtoreshën pa qenë në Shqipëri, reagon Ndrea Prendi: Ajo e bënte punën online”. “PS-LSI, përçahen për dekretet, Ruçi kritikon tre ministra, Rama: Janë të përkryer”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Shtesat në pagë për gjashtë kategori, zbardhet plani i qeverisë për kompensimin e heqjes së fashës së energjisë”. Tituj të tjerë janë; “Atentat të dënuarit me 22 vjet burgim”. “Rrëzohen dekretet, por mazhoranca humbet vota”. “Gramoz Ruçi sulmon tre ministra, Rama: Jam krenarë për ta”. “Cani: Dhjetë taksa që lehtësohen më 2015”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















