• Latest
  • Trending
  • All

“Ish-politikani” me çelësat e kashtës

31/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 20 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

“Ish-politikani” me çelësat e kashtës

31/10/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Fadil LUSHI

Para disa vitesh një miku im që hiqet si “puro shehërli ” dhe paksa si “amerikano-shqiptar” (përndryshe biznesmen), në vigjilje të organizimit të manifestimit të Akademisë solemne kushtuar “Kongresit të Manastirit”, erdhi në zyrën time për të më vizituar. Me vete kishte një strajcë me disa sende të pëlqyeshme që i duheshin dhe që i shkonin manifestimit në fjalë. Këto materiale (në mungesë të mjeteve tona) ishin “më shumë se të mjaftueshme” dhe të mirëseardhura për Shoqatën e pedagogëve shqiptarë të Tetovës. Pos të tjerash më “dhuroi” edhe ca monedha “bojëjeshile” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një doracak ku ishin përfshirë imazhe të disa shqiptarëve mendjefemër që kishin vepruar në “tokën e premtuar”, një pikturë (kopje) e Abraham Linkolnit, një abetare me kapakë të zhubrosur, një stilolaps si atë të Mit’hatit, një hartë të Shqipërisë “etnike” dhe një fotografi të mbretit Ahmet Zogolli. Pasi m’i dorëzoi, më tha: “…, ki parasysh dhe ki në dijeni se ne të mërgatës, Kongresin e organizojmë më mirë se ju!?”.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Nuk e nguca. Jashtë asaj strajce kishte edhe një “fener dore”. Kjo ndihmë e tij sa më emocionoi, po aq edhe “ma trazoi gjakun dhe mendjen”, për arsye se paraprakisht kur një “kryebashkiaku katundi” iu drejtuam për ndihmë, ai në vend që të na jepte ndonjë lek, na tha troç: “Sa manifestime mëhallësh organizohen këtejpari, ju nuk jeni në prioritet…, unë nuk i kam ato mjete…”, kurse ne më vonë kuptuam dhe dëgjuam me veshët tonë se “lekët” i kishte destinuar për restaurimin e një kishe fshati. Se pse ky mik ma solli “fenerin” nuk e kuptova, por as që i parashtrova pyetje, duke menduar se ndoshta gjithë këtë e kishte me dhe për shaka…, prandaj dhe pyetja më mbeti majë gjuhës. Po edhe sikur ta pyesja, mendova, do ta trash batutën e radhës. Se ishte “fener” ishte, këtë e konceptova me “tamam”, por ama “fener” minierash nuk ishte, nuk ishte as “feneri i arabaxhiut” të atij mendjendriturit vlonjat, nuk ishte as “fener” makine, biçiklete, motoçiklete, “fener” gjuetari, as i atij hekurudhori, as “fener” i hajdutit e aq më pak i Diogjenit!? Ai ishte thjesht një “fener me karbit”.

Në ikje e sipër, miku im më tha: “Këto materiale do t’i përdorësh për alfabetin e Manastirit, ndërkaq fenerin do ta mbash për ditët kur nuk do të të shohin sytë…, kur do të të lërë takati i prapanicës si dhe kur do të të tradhtojë arsyeja jote, të cilën e shfrytëzon vend e pavend, sa për ta ushqyer atë “nacional-shovinizmin tënd të shfrenuar” dhe të të tjerëve si ti!?” Dhe shih ky “qerrata”, duke e përfunduar muhabetin, pos të tjerash i “dërdëlliti!?” edhe këto llafe: “Nëse nuk arrin ta nxjerrësh mllefin me gojë e me shkrime, atëherë me këtë fener dore me karbit, do t’ua prishësh rehatinë gjumashëve!?”… Ia ktheva – ta bëj këtë budallaki në këtë moshë, nuk më shkon. Në të ikur ia përcolla një falënderim, mandej ia “futa a ia hoqa” një “sharje të ulët anadollake” dhe një “gjysmëshqiptare” (kjo sharje nuk ishte “seksuale”, përkundrazi ishte një “fyerje animale”, pavarësisht se ky gjest i ulët imi ishte paksa jashtë standardeve të moralit personal, po edhe atij kolektiv… (Që të dy “selamet” amerikano-shqiptari i kuptoi fare mirë dhe për këtë nuk u sikletos dhe nuk u hidhërua).

Sharja “anadollake i dedikohej fenerit”, ndërkaq mirënjohja i shkonte kontributit të tij material si dhe mbështetjes morale. Mbaj mend, nuk u duk atypari në manifestimin në fjalë, jo se nuk e ftuam, por pse kishte pasur ca obligime të tjera më të rëndësishme. Pasi “ngela” vet ne zyrën time, ashtu ndër dhëmbë, i parashtrova pyetje “fiqirit tim”se pse pikërisht mua ma solli këtë “fener dore me karbit” (po ç’më duhet karbiti në këtë moshë, sidomos tash, pas gjashtë dekadash!?…, ndonëse intimisht ma ka “ëndja” që atë kanoçen e madhe të birrës së Korçës ta mbush me karbit, mandej t’ia “fus fitilin” dhe ta hedh në atë “oborrin e inatit dhe harresës sonë kolektive”, si dhe pranë derës së asaj mejhanes së bllokut tonë, ku qarkullojnë gjithfarë thashethemesh nga ana e atyre që bëhen “tapë” dhe që ia kthejnë shpinën shtëpisë së tyre. (Meqenëse më “mungonte informacioni i plotë” rreth karbitit, e pyeta një kolegun tim kimist se ç’kuptim kishte ky nocion, kurse ai ma ktheu: “Është një substancë kimike që ndryshe quhet karbur kalciumi (CaC2) dhe kur vjen në kontakt me ujin prodhon acetilen dhe nëse këtij të fundit ia fut zjarrin “bën potere të padurueshme”, andaj ki kujdes me karbitin!”. Pikërisht, ky shpjegim profesional i mikut tim, më ktheu në vaktin kur iu nënshtrova (ri)provimit nga lënda e kimisë. Meqë nuk dija ta lakoja këtë formulë, përsërita vitin. Lëre që ma ngjitën nofkën “ngelaq”, por edhe më përjashtuan a më shporrën nga gjimnazi i atëhershëm prestigjioz i Tetovës).

Lexuesit e nderuar (që humbasin kohën e tyre të çmuar duke lexuar shkrimet e mia) besoj se do të pajtohen nëse pjesën e dytë të këtij vështrimi do ta nisi dhe do ta përfundoj me “fenerin me karbit”, të cilin miku im “amerikano-shqiptar”, realisht duhej t’ia “dhuronte” një ikanaku politik të mëhallës së tij…, e “jo mua dhe bashkëpunëtorëve të mi”. Do t’ia kushtoj një ish-funksionari politik që dikur braktisi partinë politike dhe kryeparin e saj, një kryepar i cili e solli në “shehër” me opinga. Unë në këtë shkrim nuk do t’ia përmend emrin e as “partinë politike”, nuk do t’ia përmend as nofkën, për faktin se njerëzit të mos mendojnë se jam këmbë e krye “tarafxhi”…, nuk do të llafos as të shkuarën e tij të trazuar politike, e as qëllimet e tij, por thjesht do “të prek” vetëm një pjesë të historisë së vijimësisë së tij, në kërkim të një strehe të re politike. Një gjë e di, ai ndërroi të gjitha partitë politike shqiptare (ekzistuese) këtejpari në Maqedoni…, dhe ku shkonte a ku strehohej, lëre që bënte a hiqej si “i gjithëditur dhe i gjithëfuqishëm”, por edhe nxiste urrejtjen dhe përçarjen brenda në partinë politike “sezonale”…, dhe kur e zbulonin se kërkonte vendin e kryeparit si dhe çelësat e partisë, aq herë ia ngjitnin bishtin e lugatit, i jepnin një “fener dore” dhe “çelësat e kashtës” dhe, në fund, ashtu pamëshirshëm e dëbonin nga radhët e veta.

Dhe shih, për çudi, disa ditë më parë u duk në një medium nacional me ca kritika të zbehta drejtuar ca partive politike shqiptare dhe liderëve të tyre. Nuk “harroi” të kritikojë edhe ca mediume për arsye se në kohë të fundit kinse nuk ia kishin rikujtuar bëmat e tij. Nëse ky ish-ikanak, mëton ta “ringjallë të kaluarën e tij politike”, po edhe nëse me të vërtetë parapëlqen të jetë në “shënjestër” të vëmendjes së opinionit publik, atëherë fillimisht do të duhet të “marrë avdes” dhe mandej detyrimisht duhet të ndërtojë “një sjellje krejtësisht të ndryshme”, një qasje të re bashkëpunuese dhe një komunikim të mirëfilltë, sidomos me ato mediume (qofshin ato pamore, dëgjimore a të shkruara), për të cilat mendon se “…, nuk ia fusin me tamam”. Nëse paraqitjet e tij edhe në të ardhmen do të kenë atë ngjyrën nostalgjike, atëherë përgjithmonë do të përjashtohet nga vëzhgimi dhe vëmendja mediatike. Në instancë të fundit, mediumet nuk janë e as që mund të jenë zona të ndaluara…, aq më tepër kur dihet se ato veprojnë sipas rregullave, standardeve, kritereve dhe kodit të gazetarisë…, dhe kjo s’ka si bëhet ndryshe. Ky, me “fenerin në dorë”, vazhdon t’u “vardiset” partive politike. Duke e përfunduar këtë shkrim, miku im i “formulave”, përsëri më sugjeroi: “Ki kujdes me fenerin me karbit!?”

Previous Post

Doing terror*

Next Post

Gjobat dhe efekti “Platini”

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Gjobat dhe efekti “Platini”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.