• Latest
  • Trending
  • All

Rama: Mediat ndërkombëtare nuk u morën me racizmin dhe dhunën ndaj Kombëtares, por me tim vëlla

22/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Rama: Mediat ndërkombëtare nuk u morën me racizmin dhe dhunën ndaj Kombëtares, por me tim vëlla

22/10/2014
in Aktualitet, Lajme

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Kryeministri Edi Rama ka komentuar shtyrjen e vizitës në Beograd, duke thënë se ka qenë kryeministri Vuçiç ai që ka telefonuar dhe së bashku kanë diskutuar dhe vendosur që vizita të bëhet me 10 nëntor. Këtë deklaratë kryeministri Rama e ka dhënë në një intervistë për Deutsche Welle, ku ndër të tjera ka thënë se ai do të bëjë çdo gjë që e shkuara të mos dalë përpara në rrugën drejt Europës.   Kreu i Qeverisë ka komentuar gjatë incidentin në Beograd duke dënuar nga njëra anë thirrjet raciste ndaj futbollistëve shqiptarë dhe nga ana tjetër mediat ndërkombëtare të cilat sipas tij raportuan për vëllain e tij, Olsi Rama, si autorin e banerit në fushë, duke mos verifikuar burimet të tjera, përveç atyre serbe.     Për më tepër, më poshtë është publikuar e plotë intervista e Kryeministrit Rama për Deutsche Welle:   Deutsche Welle: Zoti kryeministër, pse u shty vizita për në Beograd?    Edi Rama: Sepse në kuptimin tim Serbia nuk ishte gati që vizita të zhvillohej në datën e përcaktuar pas atyre, që ndodhën gjatë e pas ndeshjes Serbi – Shqipëri, në fushën e blertë të futbollit dhe në fushën e marrëdhënieve politike të minuara nga një mosbesim shekullor. Kryeministri Vuçiç më ka telefonuar dhe më ka shprehur pikëpamjen e tij mbi gjithë sa ka ndodhur, ashtu siç unë i kam shprehur timen, në divergjence të plotë me të. Por së bashku kemi rënë dakord se duhet të shohim nga e ardhmja dhe duhet ta çojmë përpara procesin e nisur dhe frymëzuar nga Kancelarja Merkel në Konferencën e 28 gushtit në Berlin, ku për herë të parë liderët e Ballkanit janë ulur të gjithë bashkë jo për t’u grindur për kufijtë, po për t’u bashkuar në rrugën e bashkëpunimit politik, ekonomik e social.    Si janë marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit?    Edi Rama: Besoj se pas shfaqjes së stadiumit të Beogradit, të gjithë mund ta marrin me mend se marrëdhëniet janë në një fazë embrionale pas një shekulli e më shumë pa asnjë marrëdhënie bashkëpunimi, ku gjithë ç’mbajmë mend janë lufta, grindjet, mosmarrëveshjet.    A janë në gjendje elitat shqiptare dhe serbe për të zhvilluar një dialog?    Edi Rama: Të mos e harrojmë se ky 2014 është viti më i mirë i Ballkanit në historinë e tij. Është i pari vit, që ka ardhur pa asnjë konflikt kufitar dhe në paqe mes të gjithëve. Rastësia e ka dashur që kjo të ndodhë në 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore, që shpërtheu pikërisht në Ballkan, por është një koincidencë shumë domethënëse, që na bën të gjithëve të kuptojmë se nga sa larg jemi nisur për të mbërritur në këtë moment, të cilin në asnjë mënyrë s’duhet ta shpërdorojmë. Unë kam besim se do t’ia dalim të bëjmë përpara pavarësisht problemeve dhe jam i vendosur të bëj gjithçka për të mos lejuar që e shkuara të na dalë përsëri përpara në rrugën drejt Europës së Bashkuar. Kjo paqe ka ardhur si vullnet europianist i popujve të rajonit, por është shumë e brishtë e gjitha për t’u ndërtuar. Është një paqe shumë e madhe për shpatullat e secilit prej vendeve tona veç e veç, prandaj duhet të ecim dorë për dore me njëri-tjetrin e me Europën e Bashkuar, që nga ana e saj duhet të kuptojë se i duhet bashkimi me Ballkanin sot po aq sa ç’i duhet Ballkanit bashkimi më të. “Enlargement fatigue” është një term i njohur brenda BE-së, por brenda Ballkanit ka nisur të përdoret një term tjetër, “Patience fatigue”, dhe të gjithë duhet të bëjmë çmos që lodhja mos të na mundë në përpjekjen tonë drejt të ardhmes, pasi pasojat do të ishin reciprokisht katastrofike.    Në Beograd futbollistët shqiptarë e mbrojtën flamurin e “Shqipërisë së Madhe”. Ju, Zoti Rama, thatë se jeni krenar për lojtarët. Është ky flamur flamuri juaj?    Edi Rama: Dy gjëra më kanë impresionuar thellë në këtë histori dhe dua t’i them troç. E para fakti që një banderolë, ku ishin asembluar disa simbole kombëtare të shqiptarëve dhe që nuk ishte as flamuri ynë kombëtar, as flamuri i ndonjë “Shqipërie të Madhe”, po një shëmbëlltyrë fluturuese, që edhe ne e shihnim për herë të parë, provokoi një tërbim aq të madh politik në Beograd. Unë e imagjinoja që ndeshja do të ishte “e nxehtë”, në fund të fundit Serbi – Shqipëri është derbi i padiskutueshëm i Ballkanit dhe prandaj edhe e dekurajova çuarjen e tifozëve tanë në Beograd. Por që në stadiumin e Beogradit do të ulërihej 40 minuta rresht “Vritini shqiptarët, vritini shqiptarët! Vritini vëllezërit e kroatëve”, këtë nuk e imagjinoja. Ashtu siç nuk imagjinoja dot kurrë që retorika e Serbisë zyrtare pas ndeshjes do të ishte një zgjatim i koreve raciste, antishqiptare, të tifozëve të udhëhequr nga huliganë të dënuar ndërkombëtarisht, të cilët hynë edhe në fushë e goditën lojtarët tanë me karrige kokës! Po së dyti, dhe ky ishte kulmi, nuk mund ta imagjinoja dot kurrë që media perëndimore të humbte kaq keq drejtëpeshimin nën peshën e shtypit të propagandës shtetërore serbe e të shpallte botërisht tim vëlla si autorin e gjithë katrahurës, pa marrë as mundimin të dëgjonte në mos atë vetë një burim alternativ të burimit krejt të pavërtetë serb. Si mund të linçohet publikisht e botërisht nga tribuna prestigjioze e të mirënjohura për etikën e tyre një person, që as nuk pyetet për të dhënë opinionin e tij? Dhe si ka mundësi që vetëm e vetëm, pse i akuzuari është vëllai i kryeministrit të vendit të një skuadre kombëtare, që dhunohet psikologjikisht e fizikisht në një fushë mike, dhe vetëm e vetëm pse mbi stadiumin e vendit pritës fluturon një “flamur” me simbole kombëtarë të miqve, titujt e mëdhenj të merren me këto e jo me racizmin e me dhunën fizike të ushtruar haptaz ndaj lojtarëve miq në kualifikimet e kampionatit europian?! Jürgen Klopp e tha si zakonisht shumë shkoqur të vërtetën e thjeshtë dhe e mbaroi duke thënë se ajo ndeshje s’kishte lidhje me fair play-n. Po unë do të shtoja se as shumë gazeta e televizione, edhe në Gjermani, s’kishin lidhje me fair play-n deontologjik të gazetarisë! Sa për lojtarët tanë jam krenar se nuk ranë në kurthin e tmerrshëm të asaj dhune psiqike e fizike, luajtën më mirë se Serbia, patën më shumë raste e padyshim, shumë më tepër dinjitet në një fushë, ku ishte ndaluar jo vetëm çdo flamur shqiptar, po edhe çdo shall e distinktiv shqiptar edhe për 45 personat, që shoqëronin skuadrën kombëtare në tribunën VIP.    Sa i madh është rreziku i nacionalizmit “shqiptaromadh” për shtetet e rajonit?    Edi Rama: Shqipëria e Madhe është makth serb, jo projekt shqiptar! “Shqipëria e Madhe” nuk është në axhendën politike të asnjë partie politike në Shqipëri dhe as nacionalisti më ëndërrimtar shqiptar nuk sheh tek banderola e stadiumit të Beogradit Shqipërinë e vet të Madhe! Shqiptarët në shumicë dërrmuese duan “Europën e Madhe” me Shqipërinë, Kosovën e të gjitha vendet, ku ata banojnë në rajon, brenda BE-së! Ndërsa vetë nacionalizmi është padyshim një rrezik për rajonin, përderisa papunësia, varfëria, plagët e mëdha sociale në tërësi dhe qëndrimi jashtë Europës së Bashkuar janë fenomene me impakt të madh shoqëror. Mos harroni po ashtu se Ballkani është një rajon jo vetëm multietnik, po edhe multifetar, çka bën shumë të vyer bashkëjetesën në paqe, që kemi arritur, po edhe shumë të madh potencialin eksploziv, në rast se paqja nuk ushqehet me projekte integrimi europian, bashkëpunimi, prodhimi e punësimi për vendet tona.    Si janë pozicionet e Shqipërisë ndaj shqiptarëve në vendet fqinje (Kosovë, Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi)?    Edi Rama: Të qarta si drita e diellit: Të bashkuar drejt Europës

Previous Post

Dëshmia tronditëse në Gjykatë, Vladi: Pashë Frrokun të qëllonte

Next Post

Bashkëpunimi shqiptaro-serb në Evropë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Bashkëpunimi shqiptaro-serb në Evropë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.