Dëshmitari I mbrojtur Fatmir Vladi, ka konfirmuar përpara gjykatës se ka parë Arben Frrokun në makinën nga u qëllua Kryekomisar Dritan Lamaj. Vladi, i njohur nga prokuroria me identitenin e ndryshuar si Arben Ndoka ka dhënë dëshminë e tij këtë të mërkurë me anë të videokonferencës, në një seancë e cila u zhvillua me dyer të mbyllura.
Burimet theksojnë se Vladi i ka qëndruar versionit të tij të parë dhe deklaratës së dhënë para prokurorëve pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt. Dëshmitari ka nënvizuar në gjykatë se ai ishte shumë pranë makinës nga është qëlluar në drejtim të Lamajt dhe se brenda saj ka identifikuar Arben Frrokun. Seanca e cila ka zgjatur për disa orë është shoqëruar edhe me përplasje të forta mes prokurorëve dhe avokatëve mbrojtës por edhe vetë Frrokut me prokurorët dhe dëshmitarin.
Me këtë seancë prokuroria mbaron provat e saj që duhet të paraqiste përpara gjykatës duke i lënë kështu rradhën mbrojtjes të vijojë me argumentat e saj.
Arben Frroku është marrë i pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese kryer në bashkëpunim ndaj kryekomisar Dritan Lamaj.
Vetë Frroku e ka hedhur poshtë këtë akuzë. Sipas tij e gjitha është një manipulim I qëllimshëm i organit të akuzës.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















