Ministri i Brendshëm i Malit të zi ka njoftuar se së shpejti mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi do të ketë një marrëveshje historike për kufinjtë.
Marrëveshja është propozuar nga shteti malazez dhe synon të zgjidhë problemin me kufirin që ka ky shtet me Kosovën, por edhe me Shqipërinë.
“Arritja e një marrëveshje mes Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve të mira të fqinjësisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon”, tha ministri për BIRN.
Caktimi i një kufiri mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ka përfunduar në vitin 2009-të, ndërsa Ksoova dhe Mali i Zi kanë nisur konsultime që nga viti 2011-të për të gjetur zgjidhje për kufirin .
Mali i Zi dhe Kosova kanë më tepër probleme lidhur me kufirin.
Akoma nuk po gjendet një zgjidhje që të kënaq të dyja palët dhe të merret si kufi i qartë shtetëror.
Banorët e disa fshatrave në Pejë kanë dalë disa herë në protestë, duke thënë se disa toka të tyre nëpër bjeshkë po merren padrejtësisht nga shteti malazez.
















