Corriere della Sera’ ka Corriere ka përgënjeshtruar sot lajmin e publikuar për delegacionin shqiptar të Ministrisë së Mbrojtjes, sipas të cilës kishte braktisur punimet në Samitin Europa-Asia në Milano.
Në artikullin e sotëm nënvizohet se Shqipëria nuk bën pjesë në këtë samit, si dhe nuk ka qenë e ftuar, madje as si vend vëzhgues.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike për mediat sot dhe letrën zyrtare të dërguar nga Konsullja shqiptare në Itali, Luljeta Cobanaj, dërguar redaksisë së ‘Corriere della Sera’.
Sipas Konsulles, lajmi i rremë ofendoi imazhin e Shqipërisë. Duke marrë shkas nga lajmi i pavërtetë, redaksisë së të përditshmes italiane i është dashur të përgënjeshtrojë lajmin e saj, duke botuar kështu dhe replikën e Konsulles. Lajmi i publikuar ditën e hënë solli reagimin e menjëhershëm të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe vetë Ministres Mimi Kodheli, ku shprehej indinjata e thellë për fakte jo të qenësishme.
Replika e konsulles Luljeta Cobanaj botuar sot në “Corriere della sera” Subject: artikulli në gazetën Corriere della sera Përshëndetje, Bashkëlidhim replikën e publikuar në gazetën “Corriere della sera ” të datës 22/10/2014, në faqen 52, në rubrikën Interventi e repliche. Vijon përkthimi i artikullit: Duke iu referuar artikullit”Limousine e culatello, le 48 ore segrete dei leader” ,( Corriere della sera ,19 tetor) , nënvizojmë që Shqipëria nuk ka dërguar asnjë përfaqësues në Samitin Europa-Asia në Milano, as si vëzhgues, dhe nuk merrnin pjesë zyrtare të qerverisë shqiptare. Republika e Shqipërisë, faktikisht, nuk bën pjesë në shtetet e Samitit ASEM, dhe nuk ka qenë e ftuar në formë zyrtare.
Lajmi i rremë mbi sjelljen e përfaqësuesve të Republikës së Shqipërisë ka ofenduar thellësisht imazhin e Shtetit dhe qeverisë sonë. Për më shumë lajmi ka pasur impakt negativ dhe të menjëhershëm në mediat kombëtare, duke sjellë pakënaqësira të thella në vendin tonë.
Luljeta Cobanaj, Konsull i pergjithshem i Republikes se Shqiperise
Faleminderit
















