Eurodeputetja gjermane, Doris Pack thotë se i nominuari i Bllokut VLAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, nuk ka bazë për t’u bërë kryeministër i Kosovës. Ajo përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter bën apel tek liderët kosovarë t’i japin fundit krizës institucionale dhe thërret të ndërtohet një koalicion PDK-LDK. “Ku është baza: Kryeministër me më pak se 10 % të elektoratit. Jepini fund ngërçit, depersonalizoni klimën, filloni negociatat PDK –LDK. Kosova ka nevojë për ju”, ka shkruar Pack në Twitter.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

















