Disa huliganë maqedonas kanë sulmuar mbrëmë një të rishqiptar, i cili ka qenë duke pritur autobuzin në lagjen Karposh në afërsi të qendrës tregtare City Mall.
Shqiptari 18-vjeçar Adnan Jashari ka thënë se e kanëgoditur vetëm se maqedonasit e kuptuan se ishte shqiptar.
“Më pyetën se çfare je, i tregova se jam shqiptar. Më thanë mirë! U largua i pari dhe nga ana tjetër më ka ardhur një goditje në fytyrë, më ka goditur dhe kam rënë. Pastaj prapë më kanë goditur në kokë dhe jam rrëzuar për tokë. Kanë filluar të më godasin nga trupi, rreth 7-8 veta dhe më pastaj nuk mbaj mend. Kam dhimbje në fytyrë, në qafë, dhëmbët gjithashtu, buzët dhe hunda dhe gjithë ekstremitetet e trupit. Më së shumti më dhemb koka dhe më çon të vjellë dhe më merret mendja shumë”, tha Adnan Shabani, i rrahur, transmeton Alsat-M.
Shabani nuk e përjashton mundësinë që sulmi i mbrëmshëm të jetë vepër tifozëve që kishin dalë nga përballja në hendboll në mes Metalurgut dhe Killit.
Babai i tij Muharrem Shabani e ka çuar rastin në polici dhe shpreson që autoritetet të mund të vënë përgjegjësit përpara drejtësisë.















