Shtetet e Bashkuara ripërsërisin thirrjen se Beogradi duhet të pranojë vizitën e Kryeministrit Edi Rama, më 22 tetor. Pas përmbylljes së vizitës së tij në vendin tonë, senatori amerikan, Chris Murphy informoi se i ka dërguar një mesazh Kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç të konfirmojë ditën e nesërme vizitën e Kryeministrit Edi Rama për të vizituar Beogradin.
“Jam këtë mesazh ia kam përcjellë edhe Kryeministrit Vuçiç në Serbi dhe shpresoj që nesër në mëngjes ai të rikonfirmojë ftesën për kryeministrin tuaj. Kur lindin probleme, është e domosdoshme që udhëheqësit të mund të ngrihen dhe të bisedojnë mes tyre”, tha Murph gjatë një deklarate për mediet.
Duke bërë me dije se ka qenë në Beograd ditën kur u zhvillua ndeshja e futbollit, ai tha se nuk mund ta lëmë hugalizmin e ndodhur në ndeshjen e futbollit, që të bjerë ndesh me marrëdhëniet e vendeve në këtë rajon. Ai u shpreh se, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e rëndësishme që, ndërsa vazhdon dialogu në rajon, të qëndrojë në krah të Shqipërisë dhe të gjithë rajonit të Ballkanit.
Po ashtu, përsa i përket Shqipërisë, si kryetar i nënkomisionit për Europën, zyrtari amerikan tha se është frymëzuar nga takimet. Sipas tij, Shqipëria po bëhet gati të hyjë në BE, por mbeten ende sfida.
“Kam një ndjesi optimizmi nga kjo tryezë e sotme për të punuar me qeverinë. Kam patur kënaqësinë të dëgjoj përkushtimin e qeverisë për përfshirjen e grupeve civile për të bashkëpunuar. Mendova se ishte e rëndësishme të vizitoj Shqipërinë sot. Nga shteti nga vij, kemi mbështetje nga komuniteti shqiptar. Jam i kënaqur nga puna që bën ambasada e SHBA-ve këtu. SHBA nuk ka mik më të mirë në botë se Shqipëria dhe shpresoj qe edhe ju gjithashtu, si për angazhimin në Afganistan që ju keni qëndruar përkrah nesh”, tha Murphy.
















