Aleanca Kuq e Zi dhe 7 parti të tjera janë rreshtuar kundër vizitës së kryeministrit Edi Rama në Serbi. Ky qëndrim i partive politike dhe Aleancës Kuq e Zi vjen pas incidentit të ndodhur në Beograd gjatë ndeshjes Shqipëri- Serbi. Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu paralajmëron një protestë në Rinas, ditën e mërkurë, protestë kjo që përkon me ditën kur Rama pritet të shkojë në Beograd (22 Tetor). “Protesta të mërkurën në Rinas, pasi vizita e Ramës rrit imazhin e Serbisë në botë. Serbët do demonstrojnë mikpritjen për reklamë. Rama të shkojë në Beograd si turist, jo si kryeministër “, tha Spahiu. Spahiu më tej komentoi edhe për vizitën e Ramës në Uashington, duke theksuar se Uashingtoni refuzoi çdo takim me Edi Ramën. Sipas tij, kryeministri dështoi në një javë në Uashington.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















