E përditshmja “Shqip” hapet me titull kryesor “Serbia “ngrin” vizitën e Ramës”.
Të tjerë tituj mund të lexoni:
Shqipëria, me raport mjekoligjor për t’u mbrojtur para UEFA-s;
Prokuroria shfajëson ish konsullin e Milanos;
Raporti i “Save the Children”, Shqipëria, e para për vdekjen e fëmijëve.
E përditshmja “Mapo” në edicionin e sotëm të fundjavës hapet me titullin, “Llogaritë diplomatike, çfarë përfiton Rama nga vizita në Beograd”.
Kjo gazetë publikon një intervistë me gazetaren Jonila Godole: “RTSH, azili i pleqve për gazetarinë”.
Një tjetër intervistë është ajo me mjekun Isuf Kalo: “Shëndetësia e bardhë po ngjyroset me të blertën e euros dhe dollarit”.
Gazeta “Shqiptare” hapet me titullin kryesor: “Rama: Iki në Serbi. Vuçië: Po e rimendoj ftesën”.
Në këtë gazetë gjendet edhe prononcimi i Xherdan Shaqirit: “Flamuri kuqezi, në Beograd na bëri krenarë”.
Titull tjetër kryesor: “MPJ, grekëve: Hiqni termin Vorio-Epir. Papulias refuzon”.
Gazeta “Panorama” hapet me titullin “Serbia frenon vizitën e Ramës në Beograd. Dritëro Agolli: Rama të shkojë”.
E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin: “Droni serb? Ja pesë dyshimet”.
Gazeta “Koha Jonë” çelet me kryeartikullin “Beteja diplomatike Rama-Vuçiç”.
Titull tjetër kryesor, “Basha: Rama të shtyjë vizitën e tij në Beograd”.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Projekti i Vorio-Epirit del në faqen e presidentit grek.
Sulmohen pronat e shqiptarëve në qytetet serbe.
E përditshmja “Shqiptarja.com” çelet me titullin kryesor, “Greqia, Presidenti Papulias rikthen Vorio-Epirin”.
Një tjetër titull kryesor është edhe deklarata e Vuçic: “Nuk e kam vendosur ende nëse do ta takoj Ramën”.














