• Latest
  • Trending
  • All

Shqipëria: Presidenca greke të heqë termin “Himara e Vorio-Epirit”

18/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Shqipëria: Presidenca greke të heqë termin “Himara e Vorio-Epirit”

18/10/2014
in Aktualitet, Lajme

Ministria e Jashtme e Shqipërisë i paraqiti dje Greqisë shqetësimin për përdorimin e termit Vorio-Epir në një njoftim në faqen zyrtare të Presidencës së Greqisë. Gjatë një takimi të zhvilluar dje mes sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, Qirjako Qirko dhe ambasadorit grek në vendin tonë, Leonidha Rokanas përfaqësuesi shqiptar ka sqaruar se një term i tillë nuk është koncept politikoadministrativ në Republikën e Shqipërisë dhe përdoret rëndom nga qarqe antishqiptare. Ndërsa ambasadori Rokanas i cili kërkoi takimin e djeshëm, i paraqiti sekretarit të Përgjithshëm të MPJ-së shqetësimet lidhur me zhvillimet e fundit të shënuara në Derviçan.

Shqetësimi i Shqipërisë 

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Diplomacia shqiptare reagon pas përdorimit të termit Vorio-Epir në faqen zyrtare të presidencës greke. Ministria e Jashtme sqaroi dje se Sekretari i Përgjithshëm i saj, Qirjako Qirko i parashtroi ambasadorit grek Leonidha Rokanas shqetësimin e palës shqiptare lidhur me pasqyrimin në faqen zyrtare të Presidencës së Republikës së Greqisë të një njoftimi lidhur me dekorimin e znj. Ermioni Bringu nga presidenti Papulias, “ku konstatohet me keqardhje se vendbanimi i saj është quajtur “Himara e Vorio Epirit”. “Z. Qirko kërkoi heqjen e menjëhershme të këtij përcaktimi nga faqja e internetit të presidencës së Republikës së Greqisë, mbasi ky term nuk është koncept politikoadministrativ në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që përdoret rëndom nga qarqe antishqiptare, të cilët, në kuadër të pretendimeve territoriale identifikojnë me këtë term Shqipërinë e Jugut. Ambasadori grek u shpreh në takim se do të informojë menjëherë autoritet e presidencës greke për të bërë korrigjimin përkatës”, – sqaron MPJ-ja. E ndërsa ambasadori grek, i cili kërkoi takimin e djeshëm, i ka përcjellë sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme shqiptare, shqetësimet lidhur me një incident të ndodhur në fshatin Derviçan, mbas ndeshjes së futbollit Serbi- Shqipëri, ku një grup i vogël të rinjsh kanë lëshuar parulla dhe i kanë shkaktuar dëme materiale një automjeti.

“Duke e dënuar këtë incident dhe duke e quajtur atë një rast krejt të veçantë i cili nuk mund të ndikojë në asnjë mënyrë në frymën e bashkëjetesës shekullore midis shqiptarëve dhe minoritarëve, sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së i bëri të ditur ambasadorit grek reagimin e shpejtë dhe efikas të Policisë së Shtetit, e cila vuri para përgjegjësisë ligjore personat përgjegjës”, – njofton ministria. Gjithashtu, Qirko ka informuar se autoritetet e pushtetit vendor dhe të policisë së Qarkut të Gjirokastrës kanë marrë kontakte me banorët dhe kryeplakun e fshatit, që pohuan se ngjarja në fjalë ishte një rast i veçantë dhe se gjendja në fshat është krejt e qetë. Ambasadorit grek iu kërkua që ky rast sporadik të mos ketë asnjë ndikim negativ në marrëdhëniet tona dypalëshe, mbasi, sipas njoftimit të MPJ-së, përkatësia euroatlantike e dy vendeve tona përjashton çdo fenomen negativ që cenon vlerat e përbashkëta. Sa i përket takimit, diplomacia greke nëpërmjet njoftimit në faqen zyrtare sqaron se kërkesat e ambasadorit Rokanas janë bërë sipas sugjerimeve të zëvendëskryeministrit njëherësh ministër i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos. “Ambasadori grek përcolli shqetësimin e fortë të Greqisë se sulme të ngjashme që iu janë adresuar pakicave kombëtare përbëjnë një pengesë për perspektivën evropiane të vendit, e cila është dobësuar dhe sigurisht nuk forcohet me sjelljen ekstremiste dhe nacionaliste që zgjon kujtimet e kaluara të Ballkanit, një të kaluar që të gjitha vendet e rajonit duhet ta harrojnë në të mirë të së ardhmes së përbashkët të rajonit evropian”, – thuhet më tej në njoftimin e ambasadës greke. Incidenti është pasqyruar në mediat greke të cilat e kanë cilësuar atë si një sulm provokues pas incidenteve në ndeshjen mes ekipit kombëtar shqiptar dhe Serbisë në Beograd.

“Këto nuk ishin festime por një sulm provokues kundër anëtarëve të minoritetit kombëtar grek në Shqipëri, ku u demonstrua civilizimi evropian dhe nacionalizmi i shqiptarëve”, – shkruajnë mediat greke. “Në mënyrë të veçantë, banorët e Lazaratit, fshati i famshëm për kultivimin e hashashit, pasi kanë krijuar një radhë të gjatë me automjete kanë hyrë në Derviçan nën thirrjet “Do t’ju djegim, të krishterë”, duke ju kujtuar atyre se çfarë ndodhi në Stamboll në vitin 1955, dhe me parulla kundër Greqisë dhe helenizmit”, – citojnë më poshtë mediat greke. Por akuzat vazhdojnë më tej duke theksuar se: “shqiptarët nuk u mjaftuan vetëm me slogane, por kanë vazhduar edhe me sulmet dhe plagosjen e disa banorëve të Derviçanit, duke u endur për disa orë me makinat e tyre në rrugët e fshatit. Ata kanë frikësuar banorët të cilët nuk kanë pasur mundësi për të reaguar”.

 

Previous Post

Projekt për lumin e Tiranës

Next Post

Rama në Beograd, AK dhe 7 parti të tjera kundër

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Rama në Beograd, AK dhe 7 parti të tjera kundër

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.