Rusia e ka njohur Kosovën! Të paktën, kjo mund të nënkuptohet nga pamjet filmike në televizionin shtetëror rus, gjatë raportimit të vizitës së Presidentit rus, Vladimir Putin në Serbi më 16 tetor.
Televizioni rus, duke raportuar për vizitën e Putinit në Beograd, e ka paraqitur hartën e Serbisë “pa Kosovën”, njofton “B92”.
Në ekran, pas reporterit i cili transmetonte “live” nga vendi i ngjarjes, është shfaqur harta e territorit të ish-Jugosllavisë. Ngjyra e shtetit të Serbisë në këtë hartë ka dalluar nga ajo e Kosovës.
Rusia, ashtu si edhe Serbia, mbështetja e vullnetit rus në Ballkan, kundërshton fuqishëm pavarësinë e Kosovës. Dje, Presidenti rus u zotua për të vazhduar mbështetjen ndaj Serbisë, përshirë edhe qasjen e saj ndaj çështjes së Kosovës.















