Serbia ka gjobitur vetëm një huligan, edhe atë vetëm me të holla, edhe pse në fushë pati shumë prej tyre që kishin hyrë për ti sulmuar lojtarët e Kombëtare shqiptare.
Edhe pse në ndeshjen Serbi-Shqipëri fusha u vërshua nga huliganët serbë, vetëm njëri prej tyre është dënuar me të holla, raporton B92.
Madje, huligani i njohu Ivan Bogdanov nuk është marr fare në pyetje për hyrjen e tij në fushë. Kryetari i gjykatës për kundërvajtje, Milan Marinovic, thotë se në pyetje është procedura e shkurtër, por që policia ka paralajmëruar se do t’i dorëzojë 8 padi.
“Djaloshi që është gjykuar tashmë e ka bërë pagesën. Kur janë në pyetje paditë tjera, të cilat i presim nga policia, shumica prej tyre kanë të bëjnë me mungesën e dokumentacionit personal dhe për posedimit të mjeteve piroteknike”, thotë Marinovic.
















