Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ka cilësuar akuzat ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Viktor Tusha, të neveritshme. Në një konferencë për mediat ai ka thënë se akuzat janë të nxitura nga dëshpërimi i madh për ndryshimet që kanë ndodhur në Bashkinë e Lezhës.
“Janë qartësisht intriga të neveritshme të nxitura nga një dëshpërim i madh për hovin e madh të ndryshimeve që kanë ndodhur dhe po ndodhin në bashkinë e Lezhës, ku gjurma dhe vullneti i palëkundur ku kompetenca e Viktor Tushit ka qenë i palëkundshëm”,tha Vasili gjatë fjalës së tij. Ai komentoi arritjet dhe vlerësimet për ekonominë shqiptare nga Standard & Poor’s, duke e kaluar atë nga niveli B i qëndrueshëm, në B pozitiv dhe ky sipas tij ishte dhe një nga indekset më te vlerësueshëm.
“Ky është një nga indekset më te vlerësueshëm. Ky vlerësim do të thotë se kemi të gjitha perspektivat për të ecur më tej. Nivelet e kreditimit dhe inkurajimi i bizneseve vendase dhe të huaj marrin një lajm të mire, e cila prodhon pasuri më të mëdha dhe përmirësim më të madh. Vetëm në këtë mënyrë mund të ruajmë ritmin dhe të thellojmë pozitivitetin dhe sinjali është me dy kahe të rëndësishme”, tha Vasili. Më tej kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me akuzat e Partisë Demokratike se është hequr nga delegacionet, për të marrë pjesë në asamblenë e Gjenevës, theksoi se mazhoranca nuk po kupton qëndrimet e opozitës “me karakter meteorologjik”. Vasili i ka cilësuar si foshnjarake sjelljet e opozitës, duke ripërsëritur vullnetin e LSI dhe mazhorancës që PD t’i rikthehet parlamentarizmit.
“I kam bërë thirrje opozitës për të ardhur në seancat pelagre. ky ka qenë qëndrimi i LSI dhe fryma e mazhorancës për të qenë e gatshme për të mirëpritur opozitën. Për ne është e pamundur të vlerësojmë dhe kuptojmë qëndrimet me karakter meteorologjik në PD. Se dimë se kur e vendosin të marrin pjesë në seanca apo jo, në komisione. Në fund të fundit, me dashamirësi dhe mirëkuptim, opozita duhet ë ketë merakun për një respekt ndaj vetes së saj. Të gjitha të pavërteta nuk e ndihmojnë atë në raport me vendin. Ne do e pranojmë opozitën me gjithë koherencat që ajo ka”, përfundoi fjalën e tij Vasili.
















