Për ndotjen e lartë në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka fajësuar kryeministrin Rama, duke theksuar bllokimin e projektit për ndërtimin e tramit, i cili sipas saj, do të eliminonte ndotjen. Drejtori i Politikave Mjedisore në bashki, Romeo Hanxhari, në një deklaratë për mediat, theksoi se një tjetër investim i bllokuar nga Rama është dhe bulevardi i ri i Tiranës. “Bashkia e Tiranës i bën sot thirrje edhe njëherë Kryeministrit të vendit të ndihet mbi interesat e vogla politike e të zhbllokojë investimet strategjike të bashkisë së Tiranës, të cilat do të ndryshonin në mënyrë drastike ndotjen në Tiranë. Nga njëra anë, vetë qeveria konstatoi dje se trafiku është një nga ndotësit kryesorë të ajrit në Tiranë dhe nga ana tjetër, po vetë qeveria e bllokon zgjidhjen e problemit”, u shpreh Hanxhari. Ai nënvizoi më tej se Prokuroria duhet të nisi hetimet për personat që kanë lejuar të futet në treg karburant jashtë standardit, që ndotin ambientin.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















