Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar.
Ata dyshohet se kanë shkruar në Manastirin e Deçanit grafite të tilla si “UÇK”, “ISIS”, “Përpara AKSH”, “Kalifati po vjen” etj.
Këto grafite për të cilat ka raportuar RTV KIM, e që janë vlerësuar si kërcënim, janë vërejtur në objektet e pronave të manastireve, sot rreth mesditës, transmeton lajmi.net.
Besohet se grafitet janë bërë nga tre të rinj, të cilët kullosnin bagëtitë aty pranë.
Që të tre personat janë vënë në pranga.
















