Një person është gjetur i vdekur buzë Bistricës së Pejës, “Lumbardhi”, afër sheshit kryesor.
Viktima është e gjinisë femërore, rreth të 55-ave.
Mjekësia ligjore, policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes duke kryer ekspertizat ligjore dhe tërheqjen e kufomës.
Edhe nuk është bërë e ditur se si ka ardhur deri te ky rast. Zëdhënësi i policisë në Pejë Xhevat Ibraj, ka thënë për Express se për pak policia do të dalë me të gjitha informatat rreth këtij rasti.















