Shefja e re për politikë të Jashtme dhe Siguri në BE, Federica Mogherini edhe një herë ka theksuar se e ardhmja e Ballkanit është në BE. Ministrja e Jashtme e Italisë, iu është përgjigjur pyetjeve të eurodeputetëve në seancën dëgjimore të Parlamentit Europian në Bruksel. Ajo theksoi se politika e zgjerimit është i vetmi garanci për transformim demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. “Duke filluar nga Ballkani, e deri te Turqia, besoj se politika e zgjerimit është më e mira, nëse jo edhe e vetmja garanci për transformim afatgjatë në kuptimin e demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit Demokratik. Ne po rrezikojmë t`i ndajmë problemet, në rast se nuk punojmë për integrimin e këtyre vendeve. Prioritet numër një është Bosnjë- Hercegovina, që pas zgjedhjeve të sigurohet rritje ekonomike dhe të implementohet një proces për të nxjerrë këtë vend nga kriza. Negociatat midis Serbisë dhe Kosovës po zhvillohen pozitivisht në planin teknik, por duhet edhe në planin politik. Shqipëria ka shans unikat për reforma, ndërsa Mali i Zi është në krye të listës në raport me përparimin për në BE. Në raport me Maqedoninë dhe kontestin e emrit, besoj se duhet të gjendet vullnet politik për zgjidhje”, theksoi shefja e re për politikë të Jashtme dhe Siguri në BE .
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















