Kryetari i PD-së, Lulzim Basha shpreh shqetësim për situatën ekonomike në vend, duke theksuar se shqiptarët janë sot më të varfër se një vit më parë. Në një reagim në faqen e tij zyrtare ne rrjetin social “Facebook”, Basha akuzon kryeministrin Rama se po lufton shqiptarët, pronat dhe bizneset e tyre.
“Shqiptarët janë sot më të varfër se një vit më parë. Papunësia dhe pamundësia ekonomike po godasin mijëra familje. Numri i shqiptarëve azilkërkues është dyfishuar. Vetëvrasjet po ashtu. Vendi ka mbetur pa qeveri të vërtetë. Vajmedeti cicëron i gëzuar për falimentimin e biznesit të vogël familjar. Në vend që të luftojë varfërinë ka zgjedhur të luftojë shqiptarët, pronat dhe bizneset e tyre.”- shkruan shefi i opozitës.















