Komisioni Trilateral, në të cilin bëjnë BE, SHBA e Japonia, i ka bërë ftesë presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, të marrë pjesë në një forum që do të mbahet në Beograd nga 31 tetor deri më 2 nëntor të sivjetshëm, me temën Shtetet kandidate të Ballkanit Perëndimor, rruga e integrimit të tyre në BE.
Dita kur presidentja Jahjaga do të duhej të ishte pjesëmarrëse në takimin e Beogradit është 1 nëntori.
Këshilltari dhe zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahia, konfirmoi për Koha.net marrjen e kësaj ftese, ndërsa për përgjigjen rreth pjesëmarrjes tha se ende nuk ka një vendim zyrtar, por që shpejt pritet.
Merret vesh se në këtë takim janë ftuar liderë nga rajoni, ndër të cilët edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ftesën presidentes së Kosovës ia ka drejtuar Jean-Claude Tricet, kryetar i Komisionit Trilateral Evropian, dhe Jovan Kovaçiq kryetar i Komisionit serb nga kjo organizatë. Këtë e ka konfirmuar për REL, Jagoda Kovaçiq, nga këshilli këshillëdhënës i këtij Komisioni në Serbi.
Nëse realizohet vizita e presidentes Atifete Jahjaga në Serbi, do të ishte e para e një zyrtari të lartë të Republikës së Kosovës e bërë në Beograd pas luftës.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















