Në prag të publikimit të progres raporteve për vendet që synojnë integrimin, Komisioni Europian rreshton kriteret që duhen zbatuar si kushte për të bërë progres. Në krye të listës qëndron shteti ligjor, i cili është në zemër të procesit të zgjerimit të BE-së.
“Vendet aspirante duhet të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin që cenon vlerat demokratike dhe ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik të një vendi, zhvlerëson arsimin dhe standardet demokratike”, thuhet në dokumentin e KE-së. Komisioni vlerëson gjithashtu se sistemi gjyqësor duhet të jetë efektiv dhe i paanshem, vendet duhet të krijojnë mjedis të qëndrueshëm për bizneset si dhe luftë kundër trafiqeve, të armëve, drogës e qënieve njerëzore. Këto janë pikat kryesore që konsiderohen kyce përpara se një vend të anëtarësohet.















