Një 25-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme, pas një sherri midis të rinjsh.
Ngjarja ka ndodhur në komunën Fratar, ndërsa i plagosur ka ngelur i riu me iniciale M.H.
Policia bën me dije se të dyshuar si autorë të plagosjes janë Klinton Jaupaj 20 vjeç dhe B. Behaj, të cilët janë arrestuar.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa uniformat blu po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e mëtejshme të plagosjes dhe sherrit mes të rinjve.
















