Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço në një deklaratë për mediat bëri të ditur se ka akuzuar Këshillin e Lartë të Drejtësisë se po ndjek një axhendë personale për emërimet e magjistratëve, duke shkelur ligjin. Sipas Naços, 16 magjistratë janë paguar, ndonëse nuk janë emëruar ende. “KLD ka shkelur ligjin, pasi ka ndjekur axhendë personale me emërimet e gjyqëtarëve. I kam evidentuar edhe më parë shkelje e KLD. 16 magjistratë janë paguar por nuk janë emëruar”, tha për mediat ministri Naço. Ndërsa për kandidimin e Ina Ramës në Gjykatën e Lartë ministri tha se ajo është e lirë të aplikojë. Më 24 shkurt të këtij viti, KLD rrëzoi kërkesën e Ina Ramës për rikthim si gjyqtare në Gjyqësorin Civil. Anëtarët e KLD-së vendosën me shumicë votash të rrëzojnë kërkesën, me arsyetimin se duke qenë se Zj. Ina Rama ka qenë gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda dhe jo në Gjykatën e Apelit Tiranë, për t’u emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ajo duhet t’i nënshtrohet procedurave të konkurrimit, së bashku me kandidatët e tjerë pretendentë për në atë gjykatë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















