Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua sot në Nju Jork me Presidentin e Sllovakisë, Andrej Kiska.
Në takim, Presidentja Jahjaga e informoi Presidentin Kiska për progresin që Kosova ka arritur nga pavarësia.
Ajo theksoi se Kosova tashmë është një realitet ndërkombëtar, i njohur nga 108 shtete në mbarë botën, dhe që shtetësia e saj është e pakthyeshme.
Presidentja Jahjaga e informoi z.Kiska se Kosova do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në dialogun dhe implementimin e marrëveshjeve me Republikën e Serbisë dhe që të dyja vendet kanë zgjedhur rrugën e integrimit në BE përmes normalizimit të marrëdhënieve në mes veti.
Presidentja Jahjaga, në takimin me Presidentin Kiska, kërkoi që Sllovakia ta njohë shtetësinë e Kosovës dhe të forcohen marrëdhëniet në mes të dy shteteve.
Presidenti Kiska falënderoi Presidenten Jahjaga për takimin dhe konfirmoi që Sllovakia është e përkushtuar të përkrahë integrimin evropian të rajonit të Ballkanit Perendimor.
Ndryshe, Sllovakia është njëra nga pesë anëtaret e BE-së që nuk e ka njohur pavarsinë e vendit.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















