Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka reaguar, pas akuzave të bërë nga kompanitë e arkave fiskale, se arkat nuk janë të shtrenjta por naftëtarët s’po duan të fiskalizohën.
Kryetari i kësaj shoqatë Fadil Berjani ka thënë se Shoqata e naftetarëve nuk është kundër fiskalizimit por është kundër monopolit te krijuar ne treg me çmime të larta enorme në regjion.
Ky është reagimi i plotë i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës:
“E kuptojm shqetesimin e operatorit ekonomik të arkave fiskale pas kerkesë se shoqatës së naftëtarve që të filloj procedura hetimorë nga Prokuroria e EULEX-it. Qendrime e dalura nga takimi i shoqatës se naftetarve nuk janë vetem te mijat si kryetar i shoqatës por jan kerkesë e vazhdueshme e naftetarve te Kosoves
Kerkesa e naftetarve të Kosovës ne asnjë moment nuk ka të bëj me ngjyrime politike por janë kerkesa reale per zhberjen e ketij krimi te organizuar . Shoqata e naftetarve nuk është kunder ri fiskalizimit por është kunder monoploit të krijuar në treg me cmime të larta enorme në regjion.
Kerkesat e shoqates se naftëtarëve kanë qen dhe jane krijimi i hapësirsë per një treg të lirë dhe largimi i monopolit te krijuar dhe ketij krimi te organizuar . Ne takimin me ministrin Beqaj në fillim viti jemi pajtuar qe ti krijohet hapsire për licencimin e kompanive të reja te cilat do te ofronin kushte me te favorshme dhe cmime me te ulta deri me sot nuk ka ndodhë ne ende presim ?
Kercimet dhe shantazhet te cilat i behen kryetarit te shoqates se naftetarve janë te pa drejta deri sa cendrimte nuk jan vetem te kryetarit por jane qendrime dhe kerkesa nga anetaret e shoqates se naftetarve
Kryetari i Shoqates së Naftetarve-Pranë Odes Ekonomike
Fadil Berijani”
















