Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sugjeroi integrimin e menjëhershëm të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE, si dhe luftën kundër grupeve radikale dhe kërcënimin e krijimit të një Kalifati Ballkanik, për të krijuar një qendër rajonale për luftën kundër terrorizmit, e cila do të kishte bashkuar rajonin dhe forcat e tyre të sigurisë.
Presidenti i Maqedonisë George Ivanov, të mërkurën në mbrëmje në mënyrë eksplicite shpjegoi se Ballkani ishte bërë bazë për rekrutimin dhe radikalizmin e luftëtarëve të rinj për xhihad global, tha ai në fjalimin e tij të parë në Këshillin e Sigurimit në OKB, një seancë të posaçme e organizuar nga Presidenti Barack Obama.















