Korporata Energjetike e Kosovës po përballet me vështërsi në sjelljen rrymës së mjaftueshme, dhe si pasoj e kësaj, në gjithë vendin, po ka reduktime të rrymës.
Këtë e ka arsyetuar edhe vet KEDS-i, përmes një komunikate për medie, ku ka bërë me dije se vetëm një njesi gjeneruese në KEK prodhon energji elektrike.
KEDS ka njoftuar se jashtë funksionit janë njësitet B2 në termocentralin B, për shkak të prishjes.
“Në orët e pasditës së datës 25 shtator 2014, jemi lajmëruar për daljen nga puna të njësisë gjeneruese B2 në termocentralin B të KEK për shkak të prishjeve, njëra prej dy njësive të vetme gjeneruese që prodhonin energji elektrike pas aksidentit në termocentralin Kosova A të KEK. Momentalisht, i gjithë furnizimi me energji elektrike varet nga një njësi gjeneruese në termocentralin Kosova A të KEK dhe nga importi i shtuar jashtë mase që KEDS realizon dhe mbulon në mënyrë që furnizimi të jetë i kënaqshëm që nga aksidenti në Kosova A”, thuhet në njoftim.
Por, përkundër kësaj, KEK-u nuk po ofron mjaftueshëm.
“Përkundër sasive të mëdha të importit të energjisë elektrike, fatkeqësisht kërkesa e konsumatorëve do të jetë më e madhe se ajo e kapaciteteve energjetike andaj edhe jemi të detyruar të bëjmë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike deri sa gjendja në njësinë B2 të sanohet nga KEK. Momentalisht KEK prodhon 130 MËH deri sa konsumi në vend sillet rreth 700 – 750 MËH. Nga KEK jemi informuar që janë duke bërë të pamundurën që prishja të sanohet në afatin më të shkurt kohor dhe që njesia do të fillojë funksionimin brenda disa orëve”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga KEDS.
KEDS po ashtu kërkon kujdes në përdorimin e energjisë..
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...