Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të Partisë Demorkatike për ish-inspektoren e Përgjithshme të ILDKP, Zana Xhukën.
Deputetët demokratë kishin kërkuar pavlefshmërinë e seancës plenare të datës 20 shkurt 2014, pasi sipas tyre, ajo ishte thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe në shkelje të rregullave procedurale që garantojnë një proces të rregullt ligjor.
Në këtë seancë Kuvendi shpalli të pavlefshëm zgjedhjen e inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, detyrë të cilën e mbante Zana Xhuka.
Kuvendi votoi edhe njëherë duke zgjedhur në vend të Xhukës, Shkëlqim Ganajn. Më herët për këtë cështje iu drejtua Gjykatës edhe Presidenti Bujar Nishani. Por, edhe për këtë padi gjykata vendosi ta refuzojë.
















