Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka folur me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliç për një sërë çështjesh.
Ata kanë këmbyer ide lidhur me proceset integruese të Serbisë në BE dhe për dialogun që Beogradi po e zhvillon me Prishtinën.
Shefi i OKB-së i ka sugjeruar Nikoliçit që të vijohet me dialogun Kosovë – Serbi.
Të dy bashkëbiseduesit gjithashtu ndanë ide lidhur me situatat aktuale botërore, si ajo në Lindjen e Mesme, por edhe në Ukrainë.
Ban e përgëzoi Nikoliçin për masat që shteti i Serbisë ka marrë lidhur me përmbytjet që e kanë përfshirë vendin.
















