Projektbuxheti i vitit 2015 do të nisë sot të shqyrtohet në Komisionin për Financa dhe Buxhet.
Buxheti është projektuar me rritje prej 4 për qind të BPV-së, inflacion në nivel të ulët prej 2 për qind dhe deficit buxhetor, i cili do të jetë më i ulët se i sivjetmi, në nivelin 3,5 për qind.
Të ardhurat e përgjithshme për vitin e ardhshëm janë projektuar për 5 për qind më të larta se këtë vit dhe do të jenë 163 miliardë e 280 milionë denarë, ndërsa shpenzimet janë më të larta për 4 për qind dhe do të jenë 181 miliardë e 777 milionë denarë.
Me projektbuxhetin e vitit 2015 do të ndahen 2 milionë euro më shumë për Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.















