Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka konfirmuar se ende Kosova nuk është vendi i sigurt nga grupet radikale me tendenca ekstremiste fetare.
Më tej Rexhepi ka deklaruar se nën hetime po vazhdojnë të mbesin një numër i madh i personave që dyshojnë të kenë lidhje me këto rryma, dhe se aksionet kundër tyre ende nuk kanë përfunduar.
Ai sqaroi se janë prezantuar aktivitetet e 14 organizatave joqeveritare që dyshohen për lidhje me terrorizmin, ndërsa 100 persona po hetohen.
“Realisht askush nuk mund të thotë 100% jemi të sigurt nga ky fenomen i terrorizmit, apo i paprekshëm, apo imun ndaj këtij fenomeni. Por realisht me kapacitetet që i kemi ngritur në Kosovë si një vend i vogël dhe me një bashkëpunim të ngushtë që e kemi edhe me SHBA-të dhe me vendet evropiane e vendet në rajon e sidomos kohëve të fundit edhe me Turqinë”-tha Rexhepi.















