XHENIS SULIMANI
Përfaqësuesit tonë politik kanë arritur që t’ua imponojnë rinisë heshtjen në mënyrë shumë mjeshtërore.
“Rrini qetë se bëhet mirë, ka edhe më keq”; “Nesër diplomoni, një nevojë për punë, ‘nënës parti’ duhesh me ia trokit derën”; “Lere mos i dëgjoni këta budallenjtë që flasin vend e pa vend, veç me na rrëzuar prej pushteti e kanë qëllimin, jo se janë më të mirë se ne”; “Shiko drejtoje vetën tënde, se askush nuk ta qan hallin nesër”… janë refrene të njerëzve injorant, që pikësynim kanë rahatinë e tyre personale, e cila mund të jetë afatgjate po që shoqërisë i kushton shumë. Shprehje këto që i përdorë pushteti si mekanizëm për ti ofruar rreth vetes militantë partiak.
Pushteti dhe këlyshët e pushtetit e kanë gjet pikën e dobët të popullatës, punësimin. Gjithçka sillet rreth punësimit. I riu i shkretë, në pa mundësi të gjejë punë i imponohet që të i zbatojë urdhrat e shefit të shtabit me qëllim që të ketë hapësirë që nesër shefit të shtabit t’ia trokas derën për ndonjë rast nevoje. Përndryshe po nuk je i dëgjueshëm ndaj tyre ti je “out”; harro punësim, harro ndihmesën institucionale, bëni gati valixhet edhe “kurbeti thërret”.
Është trishtim në këtë shtet t’ia kritikosh dikujt mënyrën e qeverisjes së politikanëve. E dini pse? Se vetëm të çmendurit e kritikojnë këtë pushtet, po pra vetëm budallenjtë. Në vend se të shikojnë e të përfitojnë ata kritikojnë ;“ata më të mençurit”. Kështu thonë pushtetdashësit dhe ithtarët e tyre. Motoja e këtyre tipave është: “Heshtja është flori”.Heshtja e këtyre militantëve mund të jetë flori për interesa personale, por nëse mendojmë si shoqëri KJO HESHTJE ËSHTË VRASËSE dhe e pa drejt.
Le të më tregojë dikush si mund të heshti unë kur vëllezërit e mi rrahën çdo ditë rrugëve të Shkupit?
Si mund të heshti unë kur ma kanë vrarë Harun Aliun?
Si të heshti unë kur në këtë shtet fajësohen vëllezërit e mi dhe shpallen terrorist ende pa u zbuluar asnjë detaj nga ngjarja?
Si të heshti unë kur vijë nga një rajon ku aspak nuk investohet në anën e shqiptarëve?
Si mund të i them unë vetes i drejtë kur një përmendore e Skënderbeut më ka kushtuar me sllavizmin e Shkupit?
Si mund të heshtë unë kur para institucionit të drejtësisë vendohet një vrasës masovik ?
A mund ti them unë vetes se jam i drejt nëse vrapojë pas një punësimi me çdo kusht; edhe në qoftë se dikush tjetër është më meritorë?
A është e drejt që unë me librezë partiake t’ia zë vendin e punës atij që me djers ka fituar diplomën?
A është e drejt nga ana ime të mos e bëjë së paku një reagim ndaj padrejtësive të këtij shteti?
Si mund të hesht unë kur përfaqësuesit që ia kam dhënë votën bën pazare me Mijallkovin?
Si mund t’i besojë unë atij që hynë në qeveri me marrëveshje për tenderë dhe jo me platformë politike?
Dallaveret e politikanëve po trashen me heshtjen e “të drejtëve”, të cilët janë në anën e drejtësisë ama s’guxojnë të flasin se janë të shantazhuar. Megjithatë, padrejtësia rritet po aq sa heshtin të drejtit.















