Nga viti 1858 deri në vitin 2014 politika serbe në Kuvendin e Serbisë, në luftën e saj mes liberalëve dhe radikalëve nuk prodhoi asgjë më shumë se sa një klimë konfuze dhe radikale nga e cila qytetari më në fund heq dorë. Shifrat janë të frikshme! 250 të përzgjedhurit e Kuvendit të Serbisë nuk mund të bindin më shumë se 10 % të qytetarëve të Serbisë, se ata thonë të vërtetëën. Pse!

Ofendime, shpifje dhe borxhe në politikën e Serbisë
Për çfarë akuzohen partitë dhe politikanët serb?!
Është një numër i madh i “ballafaqimeve gjyqësore” të një partie politike me tjetrën, por edhe atyre ku politikanët në mënyrë individuale lajnë hesapet njëri me njetrin. Kjo është politika serbe edhe pse institucionalisht, nga 30 Nëntori i vitit 1858, idetë përballen në parlament.
Proceset gjyqësore në Serbi janë shumë të gjata dhe shumë shpesh dëgjojmë se avokatët, gjykatësit dhe prokurorët janë të stërngarkuar me punë. Mirëpo, tavolinat e tyre të punës janë të mbushura edhe me akuza ku palë janë partitë politike ose anëtarët e tyre. Nuk janë të rralla rastet që partitë në mes vete të padisin njëra-tjetrën për ofendim, shpifje, por ka edhe raste kur ato paditen edhe personalitete jopartiake për borxhe, afarizëm ilegal…
Politikanët janë mysafirë të shpesht në gjykata dhe kështu mund të shofim situata në të cilat pjestarët e LGBT-së padisin Dragan Markoviç Palmën, ashtu si edhe këngëtarja Ana Bekuta liderin e partisë Serbia e Re, NS, Velimir Iliç, e aty janë edhe proceset gjyqysore në mes të vet zyrtarëve të lartë të shtetit serb, ku para gjykatësve kanë përfunduar edhe Boris Tadiç dhe Aco Tomiç, përkatësisht Rasim Lajiç dhe Sulejman Uglanin.
Dihet tashmë se lideri Serbis së Bashkuar, JS, Dragan Markoviç Palma udhëheqë betejën e lashtë me pjestarët e LGBT-së. Shërbimi juridik i Aleancës Gay, në Gushtin e vitit 2011 kanë ngritur padi kundër Markoviçit sepse orientimin tjetër seksual e ka pasqyruar si sëmundje dhe si diçka jonormale. Atij, Gjykata e Apelit i ka ndaluar përsëritjen e diskriminimit dhe e ka urdhëruar që Aleancës t’ia paguaj shërbimet gjyqësore prej 57.300 dinarë (573 euro).
Mirëpo, kjo nuk ka bërë që Markoviçi të ndryshojë mendim ose që të paktën publikisht të mos e shprehë, sepse lideri i Serbisë së Bashkuar edhe pas vendimit të Gjykatës së Apelit deklaraon:
“Zotrinjë homoseksualë do të vazhdoj të jem kundër çdo tubimi publik kur është fjala për homoseksualët, sepse aty askush nuk ju ndalon të bëjnë çfarë të duan brenda katër mureve. Me insistimin e tyre këmbngulës, që përcaktimin e tyre ta demonstrojnë publikisht, ata pikërisht shkelin të drejtat e shumicës së qytetarëve të Serbisë të cilët nuk i mbështesin,” thekson Markoviç.
Një kontest gjyqësor po zhvillohet në mes të Peshkopit Filaret dhe dikur mysafirit shumë të këndëshëm në Peshkopatën e Mileshevës, Ministrit të Infrastukturës, Milutin Mërkonjiç. Peshkopi Filaret, i njohur në opinion me përformancën e tijë me mitraloz gjatë luftrave të viteve ’90 në Ish-Jugosllavi, qysh para një viti e ka konfirmuar se ka plasur sherri në mes tijë dhe Mërkonjiçit, dhe atë vetëm për 360 metra rrugë.
Kënngëtarja Ana Bekuta gjithashtu ka ngritur padi kundër liderit të Serbisë së Re, NS, Velimir Iliç për shkak të ofendimeve dhe shpifjeve ndaj sajë në emisionin televiziv “Granica”. Politikani i njohur Iliç, në emisionin televiziv “Happy” ka deklaruar se në Serbi ekzistojnë agjenci që merren me huazimin e këngëtareve dhe se në listën e këtyre agjensive ndodhet Bekuta.
Iliç është një vizitorë i rregullt i gjykatave, për çfarë dëshmon edhe një numër shumë i madh i kontestimeve gjyqësore ndaj tijë, e një numër i madh prej tyre kanë të bëjnë me ballafaqimin me gazetarë për ofendime dhe sulme fizike. Në kohën e tijë gazetari Vladimir Jeshiç ka paditur Vladimir Iliçin për shkakë të shkeljes së dinjitetit e nderit dhe shkaktimit të lëndimeve të lehta trupore.
Pranë liderit të Serbisë së Re, vizitorë të shpesht të gjykatave janë edhe radikalët serb, të cilët kryesojnë me proceset më të shumta pranë gjykatave. Avokati serb, Milan Terziç sqaron për të përditshmën serbe “Novosti” se ka konteste gjyqësore sepse partia nuk ka paguar faturat e dritave dhe as qeratë e zyrave.
Edhe ish-Presidenti i Serbisë dhe kryetar nderi i Partisë Demokratike, DS, Boris Tadiç ka përfundur para gjykatës sepse në vitin 2003, si Ministër i Mbrojtjes së Serbisë, ka çuar në pension Drejtorin e Drejtorisë për Siguri të ushtrisë së Serbisë dhe Malit Zi, Aca Tomiç i cili për këtë arsye edhe e ka paditur.
Gjykata e shkallës së I-rë ka hedhur poshtë padinë e Drejtorit të Drejtorisë për Siguri të ushtrisë së Serbisë dhe Malit Zi, Aca Tomiç për shkak të vjetërsisës së çështjes.
Edhe në mes të ish-partnerëve të koalicionit, Rasim Lajiç dhe Sulejman Uglanin, në fillim të vitit 2013 janë shkëmbyer fjalë të rënda, dhe kryetari i SDPS, Lajiç ka paralajmëruar padi kundër Uglaninit.
Në faktë gjithçka mundë të jetë shkak për padi, e paditë për shpifje, ofendim, diskriminim janë të rregullta në “menynë gjyqësore”. Rasti i fundit do të kryqëzojë qëndrimet e përparimtarëve dhe demokratëve serb, sepse DS ka ngritur padi dhe si dëshmi ka paraqitur komunikatën në të cilën SNS e Vuçiqit e ka “qerasur me fjalët”, siç theksojnë, “skizofren dhe hajdut” bënë të ditur e përditshmja serbe “Politika”.
“Padia kundër SNS-së po përgatitet. Në shtatë faqe daktilografike kemi renditur të gjitha ofendimet,” thekson deputetja e DS, Aleksandra Jerkov. E përditshmja serbe “Politika” gjithashtu bën të ditur se zyrtarët e lartë të partisë DS, Dragan Gjilas dhe Dushan Elezoviç kanë paditur dy gazeta për shkak të shpifjes.
Një numër i madh i proceseve gjyqësore në mes të politikanëve serbë ka kohë që ka filluar, ndërsa një numër i konsiderueshëm pritet që këto ditë të fillojë.

Serbi. Vetëm ¼ e qytetarëve interesohet për politikë
Qytetarët e Serbisë nuk ju besojnë politikanëve. Madje 62 % e qytetarëve mendon se poltikanët nuk e thonë të vërtetën, dhe vetëm 10 % beson se ata flasin kryesisht të vërtetën. Kështu thekson Svetlana Logar nga Ipsos Strategic Marketing me rastin e publikimit të studimit “Pjesëmarrja e qytetarëve në proceset demokratike në Serbi”
Qytetarët e Serbisë janë të ndërgjegjshëm se politikanët duhet t’u japin llogari dhe besojnë se shumë më shumë se vitin e kaluar, me aksionet e tyre mund të ndryshojnë diçka, e janë të gatshëm edhe që të angazhohen. Kështu dëshmon studimi “Pjesëmarrja e qytetarëve në proceset demokratike në Serbi” i realizuar nga Qendra për studime, transparencë dhe përgjegjësi, CRTA, në kuadër të iniciativës “Parlamenti i hapur” dhe Ipsos Strategic Marketing, e mbështetur nga Ambasada Britanisë së Madhe dhe IDI.
Por, studimi dëshmon edhe rënien e vazhdueshme të interesimit të qytetarëve të Serbisë në politikë, dhe vetëm 23 për qind prej tyre janë shprehur se politika deri diku edhe ju intereson, që shënon një rënie prej 20 për qind në dhjetë vjetët e fundit. Vetëm çdo i pesëmbëdhjeti qytetar në vitin e kaluar ka marr pjesë në ndonjë aksion që kishte për qëllim zgjidhjen në njësinë e tyre bashkiake. Koordinatorja e iniciativës “Parlamenti i hapur” dhe drejtoresha e Qendrës për studime, transparencë dhe përgjegjësi, CRTA, Vukosava Cërnjanski tha se si shoqëri duhet të mendojmë mirë sepse në preiudhën e kaluar, qytetarët shumë pak kanë marrë pjesë në proceset demokratike, sepse në periudhën në mes të dy studimeve (brenda një viti) është shënuar një rënie prej 11 për qind. “Politikën nuk duhet ta vështrojmë vetëm si dale në zgjedhje,” tha Cërnjanski.
Dejvid Mekfarlan nga ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd tha se pa qytetarë aktivë, institucione të forta dhe media të lira, është e vështirë të flitet për procese demokratike. “Besoj se në Serbi ekziston gatishmëria e qytetarëve që të angazhohen më shumë. Në Britaninë e Madhe aktualisht po zhvillohen debate se si me ndihmën e teknologjisë moderne të motivohen qytetarët që të përfshihen në proceset demokratike.”
Sikur vitin e kaluar edhe këtë vit pjesmarrja e qytetarëve të Serbisë ka të bëjë me diskutimin për të, madje qytetarët as për kaq gjë nuk janë të interesuar. 1/3 e interesojnë reformat e ligjeve, por 64 për qind mendon se sqarimi i politikanëve se çfarë sjellin këto ligje nuk janë të kuptueshme sa duhet. Për këtë arsye edhe besimi i përgjithshëm i politikanëve është shumë i ulët. “Madje 62 për qind e qytetarëve mendon se poltikanët nuk e thonë të vërtetën, dhe vetëm 10 për qind beson se ata flasin kryesisht të vërtetën”, thekson Svetlana Logar nga Ipsos Strategic Marketing dhe shton:
“Por, vitin e kaluar vetëm 1/3 e të anketuarëve e ka ditur se kush është kryetari i parlamentit, e sot këtë e di gjysma. Në krahasim me vitin e kaluar këtë vit është rritur paknaqësia me punën e qeverisë dhe vetëm ¼ e qytetarëve është e kënaqur, derisa qëndrimet mbi parlamentin janë pozitive, por, qytetar të kënaqur me punën e parlamentit ka shumë pak.”
Qytetarët e Serbisë më së paku dinë mbi procesin zgjedhor. Vetëm 16 për qind prej tyre ishin në dijeni se deputetët zgjidhen sipas sistemit propocional. Por, pavarësisht nga kjo, ata besojnë se mund të ndryshojnë diçka duke votuar në zgjedhje, duke bërë publike problemet në media, duke u anëtarësuar në parti dhe aksione në rrjetet sociale. Qytetarët më së shumti janë të gatshëm të firmosin peticione, të mbledhin firma për diçka që mbështesin dhe të protestojnë. Interesant është edhe fakti se 11 për qind më shumë e qytetarëve janë deklaruar për firmosjen e peticionit përmes internetit.
Tomas Keli, drejtor i programit të Institutit Nacional Demokratik në Serbi tha se për pjesëmarrjen më të madhe të qytetarëve në proceset demokratike e rëndësishme është se sa të hapura janë institucionet. “Në këtë kuptim parlamenti i Serbisë ka bërë hapa të rëndësishëm në hapjen ndaj qytetarve.”

Pak histori
Ligji i parë mbi Parlamentin e Serbisë është miratuar me 28 Tetor të vitit 1858. Në bazë të këtij Ligji është themeluar Kuvendi Popullor i Shën Andresë, i cili u zhvillua nga 30 Nëntori i vitit 1858 deri me 31 janar të vitit 1859 në Beograd. Kështu është ligjëruar institucioni i Kuvendit Popullor dhe janë vu themelet e sistemit përfaqësues në Serbi
Nga fillimi ishekullit të IX-të deri në vititn 1858 janë zhvilluar Kuvende të zakonshme popullore. Janë ftuar nga Knjazi ose Këshilli kur ata e shifnin të arsyeshme. Janë zhvilluar edhe gjatë kryengritjes së I-rë dhe të II-të serbe 1804-1815 të njohura si ”kuvende popullore kryengritëse”. Pjesmarrësit në këto Kuvende, vetëm në raste të veçanta nuk janë zgjedhur nga populli por janë ftuar nga Knjazi ose Këshilli. Kuvendet e zakoshme gjithmonë janë zhvilluar nën qiellin e hapur dhe kanë marrë pjesë mijëra njerëz. Në njërin prej tyre, të Sretenjit, me 2 Shkurt të vititt 1835 është miratuar kushtetuta e parë serbe – Kushtetuta e Sretenjit.
Në Shtatorin e vitit 1842 mbrojtësit e kushtetutës me në krye Toma Vuçiq Perishiçin, i kanë larguar me ndihmën e Kuvendit, Knjaz Mihajlin dhe në vend të tijë është sjellë Aleksandër Karagjorgjeviç. 16 vjetë më vonë, në Kuvendin e Shën Andrejit kthejnë Obrenoviçët.
Sipa Ligjit mbi kuvendin popullor, të votuar në Kuvendin e Shën Andrejit, kuvendi merr emrin “Kuvendi Popullor Serb”. Kështu është quajtur deri në fund të ekzistimit të tijë (1818).
Kushtetutat serbe: e Sretenjit nga viti 1835, Guvernatorit nga viti 1869, Radikale nga viti 1888, Oktroisanit 1901 dhe Kushtetuta e vitit 1903, parashikojnë Kuvendin popullor si institucion dhe rregullojnë çështjen e punë së tijë.
Sipas ligjeve mbi kuvendin popullor të cilat janë miratuar nga Knjaz Miloshi në vitin 1860 dhe Knjaz Mihailo në vitin 1861, kuvendi popullor është takuar çdo tre vjet. Sipas kushtetutës së Guvernatorit përbërja parlamentare ka zgjatur një vit, sipas Radikalëve 3 ndërsa sipas kushtetutës së Oktroisanit dhe kushtetutës së vitit 1903, katër vjet. Përbërjet paramentare ishin të zakonshme dhe të jashtëzakonshme.
Rregullorja e parë e punës kuvëndore është miratuar në vitin 1870 në formë të një ligji. Po këtë vit është miratuar Ligji i parë mbi zgjedhjen e deputetëve popullorë. Zgjedhja e deputetëve është bërë në atë mënyrë që për një numër të caktuar të frymëve që paguanin tatim është zgjedhur një deputet. Në fillim, një deputet është zgjedhur në 500 frymë të tatueshme, më pas në 1.000 e pastaj 2.000, 3.000 dhe në fund në 4.500 frymë të tatueshme. Nga kjo formulë zgjedhore varej edhe numri i deputetëve në kuvend. Në kuvendin e Shën Andrejit ishin 437 deputetë, e më pas ky numër ka lëvizur nga 120-160 deputetë. Të drejtën e votës e kishte çdo serb i lindur i cili kishte mbushur 21 vjeç dhe paguante tatim në pronë, punë dhe të ardhura. Femërat nuk kishin të drejtë vote. Deri në vitin 1888 praktikohej votimi publik në zgjedhjet për deputetë popullor. Votuesi në qendrën e votimit publikisht deklarohej se “kë e don për deputet”, më pas votat janë shënuar dhe në fund janë mbledhur. Në Kushtetutën e vitit 1888 është futur votimi i fshehtë, i cili është kryer me sfera të vogëla.
Acarimet gjatë procesit zgjedhor nuk ishin të rralla. Rasti më tragjik është shënuar gjatë zgjedhjeve në Goraçiq afër Guçës në Shkurtin e vitit 1893 kur ka ndërhyrë edhe ushtria. Me këtë rast kanë humbur jetën 15 votues.
Qytetet ku janë zhvilluar kuvëndet ishin: Beogradi, Kragujevci dhe Nishi.
Qeveria e parë e cila ka rënë para Kuvendit popullor ishte qeveria e Jovan Marinoviçit me 10 Nëntor të vitit 1874.
Marrja e mandatit ka ndodhur rrallë. Rasti më interesant është shënuar në vitin 1882, kur 45 deputetë popullor, kryesisht radikal, janë përjashtuar nga Kuvendi. Meqenëse në zgjedhjet e përsëritura për vendet vakante sërisht kanë marrë numrin më të madh të votave, Kuvendi ka konsideruar se deputetët që janë përjashtuar një herë, nuk mund të zgjidhen sërisht. Votat e tyre janë anuluar, e mandatet e deputetëve u janë dhënë kandidatëve të cilët pas deputetëve të përjashtuar kishin më së shumti vota. Disa prej tyre janë bërë deputet vetëm me dy vota.
Partitë politike, Liberale, Përparimtare dhe Radikale Popullore, zyrtarisht janë formuar në fillim të viteve ’80 të shekullit të IX-të, dhe duke ju falemnderuar Kushtetutës të vitit 1888 kishin mundësi të bëhen pjesmarrës real në luftën për pushtet. Suksesin më të madh e kanë korrur radikalët që janë edhe themëlues të kësaj Kushtetute.
Me kushtetutën e vitit 1903 Serbia bëhet shtet parlamentar modern dhe risia më e rëndësishme e kësaj kushtetute ishte se heqej dorë nga modeli i pushtetit të Mbretit mbi Kuvendin. Në fund të vitit 1914 dhe në fillim të vitit 1915, Kuvendi i Serbisë tronditet nga skandali i ashtuquajtur “ skandali i opingave” që lidhej me keqpërdorimet gjatë furnizimit të ushtrisë me opinga.
Me aktin e bashkimit, me 1 Dhjetor të vitit 1918 dhe krijimin e Mbretërisë Serbe-Kroate-Slovene, pushon funksioni i përfaqësuesëve popullor të Kuvendit të Serbisë. Seanca e fundit e Kuvendit Popullor të Serbisë u zhvillua më 14 Dhjetor të vitit 1918.
Pas vitit 1944, Jugoslavinë dhe Serbinë e pushtuan Partia Komuniste e Jugoslavisë, PKJ. Në Kuvendin e madh Antifashist Nacionalçlirimtar të Serbisë, që u zhvillua më 9-12 Nëntor të vitit 1944 në Beograd ku kanë marr pjesë 989 deputetë. Ata nuk ishin të zgjedhur nga populli, por të deleguar nga këshillat nacional-çlirimtar të formuar nga PKJ. Në atë kohë u mor vendimi për themelimin e Kuvendit Antifashit të Çlirimit Popullor të Serbisë, ASNOS. Për 45 vjet të qeverisjes njëpartiake komuniste, Kuvendi i Serbisë është quajtur: Kuvendi Popullor i Serbisë(1945-1946); Kuvendi i Republikës Popullore të Serbisë(1946-1963); Kuvendi i Republikës Socialiste të Serbisë(1963-1990).
Zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Serbisë janë zhvilluar në Dhjetorin e vitit 1990, ku trashëgimtarja e komunistëve, Partia Socialiste e Serbisë, SPS fitoi 194 nga 250 ulëse sa ka parlamenti shumëpartiak. Deri në Tetorin e vitit 2000, SPS dhe lideri i saj Slobodan Milosheviç ishin fitues të pakontestueshëm, që u detyruan të ikin nga pushteti pas revolucionit të opozitës serbe që u quajt “Opozita Demokratike e Serbisë, DOS”. DOS doli fitues në zgjedhjet e jashtëzakonshme të Dhejtorit të vitit 2000 duke fituar 176 ulëse, por që do të zgjas vetëm tri vjet. Në Dhjetorin e vitit 2003 fitues del Partia Radikale me 82 deputetë.
Viti 2005 është vit i një rekordi të ri të këtij institucioni me mbi 200 ligje të miratuara. Edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2007, më e votuara sërisht është Partia Radikale. Asgjë nuk do të ndryshoj në dy mandatet e arrdhshme, vetëm se në përbërjen aktuale, radikalët serbë përçahen duke krijiuar edhe Partinë Përparimtare Serbe, SNS e cila si koalicion është e para me 158 ulëse përparimtare.















