Babagjysh, katragjysh e parakatragjysh të trungut familjar shquheshin për urti ndër kuvende burrash e sidomos për ndjenjën e flijimit. Ishin të prirur për t`ia dhënë dorën familjeve kur i kaplonte vobekësia e sodomos, burrat pararëndës të rrënjes e të gjakut të Bajrush Xhemailit, ishin të gatshëm të zbrazin pushkën kundër pushtuesve dhe okupatorëve që e mësyenin dhe e kanosnin Tokën Shqiptare.
Tiparet e karakterit të të parëve të tij u trashëguan edhe në përsonalitetin e Bajrushit. Nga kjo vatër e humanizmit dhe trimërisë, e traditës kombëtare shqiptare u lind, u edukua dhe u burrërua edhe Bajrush Xhemaili.
E dallonte urtia dhe shpirtmadhësia
Bajrush Xhemaili që nga fëmijëria dallohej me tipare urtie. Ishte fëmi i urtë, i pëlqente më shumë thjeshtësia… Ishte shumë i dashur. Një ndjenjë dhembshurie e karakterizonte dhe moshën djaloshare të tij.
Brezat, e sidomos djelmëria fqinjësore me të cilët u rritë, flasin për qëndrimin e tij dhe ndjenjat skofiare që e karakterizonin Bajrushin në të gjitha takimet, veprimet dhe bashkëpunimet në familje, fqinjësi e sidomos e lartësonte respekti dhe ndjenja e afrimit, kujdesit dhe e devotshmërisë në mirësjellje dhe gojëtari njerëzore.
Nëse i binte një mollë në dorë Bajrushi e ndante me bashkëmoshatarë, shprehen mocanikët e tij që e përkujtojnë. Asnjëherë nuk e kemi përjetuar që nga goja e tij të shprehej ndonjë fyerje, nënçmim apo diçka e ligë. Përkundrazi, Bajrushi dallohej edhe me vizionin e tij që në moshën e re e kishte tejkaluar vetëveten evokon Saçip Jashari. Bajrushi këtë shpirtbardhësi e kishte trashëguar nga i ati e sidomos nga nëna e tij.
Nëna e Bajrushit karakterizohej me shpirtin e bardhë që e dallonte personalitetin e saj. Ajo dispononte shumë dhurata nga Zoti, por ndër dhuratat më të devotshme ishte fisnikëria e saj, ajo ishte një nënë burrërore, stoike, vizionare. Kjo nënë e rriti Bajrushin në vitet shumë të stihishme, në vitet kur Kosova ishte e tëra në këmbë për dinjitet dhe identitet kombëtar shqiptar. Ishin këto vitet e gjashtëdhjeta kur Kosova, Presheva, Kumanova e Tetova e përflakte me gjak Flamurin kombëtar shqiptar…
Veprimtar i Lëvizjes Popullore e Kosovës që nga ditët e para
Bajrush Xjemaili është një nga figurat më të ndritura të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, përkatësisht e Lëvizjes Popullorte e Kosovës (LPK). Robëria njëshekullore e kishte pushtuar tërë Kosovën. Kosova ishte e pushtuar por kurrë e nënshtruar. Kosova kurrë nuk u përkul as nuk u shpërngul nga pushteti e barbaria e egër serbo-sllavo-rusjan. Në vitet shtatëdhjeta Bajrushi kalon me punë të përkohshme në Gjermani. Në Mynih bie në kontakt me patriotët e ilegales shqiptare. Që nga këto vite Bajrushi kalon në ilegalitet të thellë. Në Kumanovë vepronte grupi i tij. Bajrushi vinte herëpasherë nga Gjermania.
Takohej me besnikët e tij kryesisht të Malësisë së Kumanovës, këta atdhetarë Bajrushi i çmonte shumë. Njëri ndër ta, Selami (Sami) Aliu rrëfen për kujtimet e tij të ilegales me Bajrush Xjemailin dhe atdhetarët e tjerë. Bajrushi ishte veprimtar i heshtur. Nuk fliste shumë. Vepronte shumë, ishte konspirativ dhe për punët e atdheut nuk kishte dëshirë ta lavdronte askush. Bajrushi në diasporë kontaktoi fillimisht në Minhen të Gjermanisë ku u vendos, ra në kontakt me Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën dhe Jusuf Gërvallën… Veprimtarinë për kauzën kombëtare e zgjëroi me kontaktin e Enver Hadrit dhe të Grupit të tij në Bruksel. Bajrushi dhe atdhetarët e tjerë në mërgatë natën e kishin Kosovë e ditën e kishin Bashkimin kombëtar… Shkëputja e Kosovës nga Serbia, lexo: Nga Jugosllavia titiste dhe rankoviqiste ishte atdhe dhe fe për çdo atdhetar kudo që kishte shqiptar… Në këtë pikë orientimi, Bajrushi kontaktoi edhe me pinjollët e grupeve ilegale të mërgimtarëve shqiptar në Zvicër, pikërisht në Cyrih, Bazell dhe Gjenevë, Badenvitengen… Nga Gjeneva në Dyseldorf, nga Mynyhi në Bruksel ishte lëvizja e tij… Autori i këtyre rreshtave (B. Hoti) e takoi Bajrushin për herë të parë në Demonstratat e vitit 1983, 84, dhe 88 në Kumanovë dhe në Prishtinë…
Në këto demonstrata merrte pjesë edhe Grupi i Prekazit në krye me Adem Jasharin, Sahit Jasharin, Jakup Nurën, Xhemë Kodra, … Për herë të dytë e takova në Badenvitengen rajon i Cyrihut, më 28 Nëntor 1990 ku për herë të parë në diasporë (lexo: Në Evropë) u mbajt manifestimi i Ditës së Flamurir, në Zvicër… Bajrushi ishte koordinator i shkathët i LPK… Sillte materialin propagandistik dhe shtypin e ilegales “Zëri i Kosovës”, “Lajmëtari”, “Liria”, “Fronti i Kuq”, me konspiracion të thellë e shpërndante në Kumanovë, gazetat e ilegales i shpërndante në Kumanovë, besnikët e tij, Murat Jashari, Orizar, Ridvan Jashari, Selami Aliu, Xjemail Jashari, Etem Xheladini Ismet Jashari, Saçip Jashari, Muharrem Shalnjani (i bashkëburgorur me Gani Sylën në Idrizovë…) Avni Dehari, Esat Dehari, Sami Dehari, Destan Kumnanova, pastaj atdhetarët e Dunaveve Limani, Ramushi, Jetullahu, isak Jashari, Haxhi Maliqi e shumë veprimtarë të tjerë kryesisht me prejardhje nga Malësia e Preshevës dhe e Kumanovës, por në këtë grup vepronin edhe ekspertët ushtarak shqiptar të Prilepit e të Manastirit…
Këta atdhetarë e shumë të tjerë u burgosën nga UDBA serbo jugosllave dhe burgjet e Idrizovës, të Nishit, të Pozharevcit, të Zajeqarit, të Lepogllavës, e CZ të Beogradit u mbushëm me shqiptar… Bajrushi lëvizjet konspirative i bënte kryesisht gjatë pushimeve verore. Në muajin korrik dhe ngusht ai qëndronte në Kumanovë, Malësi të Kumanovës, Preshevë, Prishtinë dhe Drenicë. Bajrushi me Selami Aliun e Kumanovës të Çerkezëve e vendosnin materialin propagandistik (shtypin e ilegales)në një depo të improvizuar në shtëpinë e Abdurrahman Destanit. Kjo shtëpi gjendej në breglum të Likovës, ballpërballë me autosrtradën. Abdurrahmani, ishte një shqiptar i thjesht dhe besnik ishte i vetmuar në shtëpi. Kjo shtëpi askujt nuk i kishte rënë në sy, pra asnjë udbashi…
Bajrushi arriti ta gëzoi Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, por s`arriti ta përjetojë ëndrrën e tij të shenjtë, ribashkimin kombëtar
Bajrushi në mërgatë vepronte me besnikëri me adhetarët: Azem Syla, Rifat Shaban Jashari, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Abdyl Krasniqi (i ati i Xhevë Lladrovci), Atom Abdyl Krasniqi, Ismet Jashari, Murat Jashari, Orizare, Hashim Thaçi, Mehmet Bislimi, Emil Krastrioti, Xhavit Haliti, Sami Lushtaku, Selmon Hasan Jashari – Likovci…e shumë atdhetarë dikagjinas, tetevarë, preshevarë, dibranë e të tjerë që bashkëvepruan në të Pamën e Familjes emblematike Jashari të Prekazit në Mynih.
Bajrush Xjemaili kontriboi edhe në deportimin e Nënës Ajshe Gërvalla për në Dibër e Shqipëri së bashku me Grupin e Llojanit të Kumanovës.
Bajrush Gjemaili jetoi, punoi dhe veproi e qëndroi plot dyzetepesë vite në Mynih të Gjermanisë. Pasurinë dhe jetën e vet e vuri në shërbim të kombëtares dhe humanitares. Ishte lexues i pasionuar i rilindasve… Ithar i pakompromis i sintagmës: Vetëm me luftë dhe sakrificë fitohet liria… Ndërkombëtarizimi i Kosovës ishte objektivi i tij. Për frymëzim e veprim e kishte ideologun Hasan (Palaci) Drenica – Prishtina. E çmonte shumë atdhetarinë e sakrificën e Shaip Krashnica të Bukuroces dhe të Gjelë Kurbaliut… Arsimin e çmonte shumë.
I rriti dhe i shkolloi bashkë me nënën dhe bashkëshorten e tij dy djemtë: Mervani (sot doktor i shkencave filologjike) dhe Ridvani (sot doktor i shkencave stomatologjike)… Bajrushi këta dy fëmijë i shkolloi në Kumanovë e Shkup… Atdhetari, Bajrush Gjemaili, s`arriti ta gëzonte dhe përjetonte ëndrrën e tij të shenjtë ribashkimin kombëtar, por arriti ta përjetonte lirinë dhe pavarësinë e Kosovës që aq shumë bëri për të, si dhe gëzimi i tij i madh iu rrit kur Nipi i tij, Hakan Memeti, për këtë Liri të Kosovës kontribuoi me armën e Lirisë në dorë. Dhe nëpër udhët e historisë kombëtare, që një ditë (jo shumë të largët) nipat dhe mbesat e Bajrush Xjemailit do ta vizitojnë varrin e gjyshit të tyre Bajrush Xhemajlit do ta ligjërojnë kumtin e realizuar të ëndrrës së tij – Ribashkimin kombëtar.














