Mersel Balalli
Duke shëtitur natyrës, gjeniu Ajnshtajn mbrini gjer te një lum mbi të cilin varej një urë e ngushtë e improvizuar. Shkenctari famoz u ngjit në te duke mos parë se edhe nga ana tjetër ngjitej një person i trashë. Kur në mes u takuan i trashi bërtiti – “Budallejve asnjëherë nuk ua lëshoj rrugën”. Ajnshtajni u pat këthyer në breg dhe pasi njeriu kaloj, ai shtoj – “Unë ua lëshoj”. Por, kur pati menduar më thellë, ai u pat bindur se i trashi ishtë në përparsi, jo nga ajo që ai i pari kishtë kaluar urën, por nga logjika se sikur të marrëve t’ua lëshojmë të gjitha rrugët, ne kah do të kalojmë?!
Neve me vite na janë zënë të gjitha rrugët, të gjitha urat, parqet, shtëpitë, por edhe jeta. Të “trashët” kanë okupuar institucionet, gjykatat, mediumet, xhepat tonë, ardhmërinë dhe shpirtat tonë. Dhe gjithçka kanë shkretuar. Tani dinjitetin kolektiv e kemi nën zero. Krijuan shoqëri të kriminalizuar, shkatëruan ekonominë, na futën në borxhe gjer në fyt, kolabuan buxhetin. Shkaktuan mjerim e varfëri të paparë. Nxitën urejte ndëretnike e ndërfetare. Shkaktuan ekzodus maramendës duke shprazur shkollat. Krijuan gjykës që as vet nuk meritojnë të jenë në liri. Kurse ne vazhdojmë t’ua lëshojmë rrugën atyre, sepse janë të “trashë”, të pavetëdijshëm se ne jemi të tillë.
Por, rregjimi u pengua në dimenzionin ndëkombëtar. Vite me radhë Gruevski mashtronte të jashtëmit se problemin e “nxehtë” me emrin do ta zgjidhë, a në fakt këtë problem ai vet e nxiste me qëllim që sa më lehtë të sundoj dhe t’i eliminoj proceset integruese. Gjer në vitin 2006 emri aspak s’ishtë penges për integrimet. Brukseli si duket i pat besuar, andaj mbylli sytë për shumë katastrofa që pasuan. Tani janë habitur se si ndodhi që të ndërtohet këso diktature serioze në zemër të Ballkanit, e cila rrezikon paqën dhe sigurinë brenda dhe rajon. Fituan një diktator të vogël siç preferojnë ta quajnë, por me rreziqe të mëdha. Këso diktature e vogël e Gruevskit është fatkeqësi e madhe për shumë njerëz.
Kaloj samiti i NATO-s, por edhe afati i përdorimit të deklaratës së Ahmetit për krizë qeveritare. Në fakt edhe më parë kemi dëgjuar diç të ngjajshme, andaj këto askush më nuk i trajton si serioze. Samiti i Vellsit shtetin e këtheu dhjeta vite pas. Fituam edhe katër kushte të mëdha dhe qinda të vogla. Kërkohet dialog efektiv, liria e mediave, gjyqësi të pavarur dhe jetësim të tërësishëm të Marrëveshjes së Ohërit në “germë e frymë”. Kurse bisedimet për emrin “të kryhen sa më shpejtë”. Pra, lypin që lotët të zavendësohen me djersë, pasi lotët ndoshta në moment prodhojnë keqardhje, por vetëm djersët jepin rezultate. Gruevski nuk lypte mënyra për zgjidhje të problemeve, por lypte arsye se përse nuk i zgjidhë. Tani konkluzat e fuqishme të Aleancës gëlltitën trikat e dobëta diplomatike të pushtetit. Kësaj radhe Gruevski heshti për “korrizin e lakuar”. Madje edhe bishtin e mblodhi. Asnjë fjalë për “Evropën joparimore, e cila kërkon lakim të korrizit”. Arsyet nga ky ndryshim radikal i politikës së Aleancës ndaj Maqedonisë janë të shumfishta, kurse tri më kryesoret. E para, frika se një nacionalizëm dhe populizëm i tillë do të sjellë gjer në konflikt të brendshëm dhe rajonal. E dyta, Gruevski dhe bashkëpuntorët e tij do të duhet të paguajnë çmimin e diktaturës, përndryshe ajo do të jetë sinjal për pretendentë tjerë rajonal të diktaturave, se s’ka pengesa që edhe ata ta bejnë të njëjtën. E treta, është flertimi joparimor me Rusinë mu tani kur ushtrohet konflikt ushtarak në zemër të Evropës. Shtesë fakti se ne nuk kemi kryetar shteti, por një hije të Gruevskit. Të huajtë tani sikur janë të bindur se VMRO dhe BDI nuk duan proceset integrues, pasi çdo normalizim i jetës politike këtu, shumkush nga bartësit e funksioneve publike mund fare lehtë të përfundojnë në gjygj. Çështjen e emrit e kanë vetëm si pretekst apo mbulesë. Të jashtmit tani më e kanë kuptuar se në këte shtet është lumturi të jeshë përmendore, por fatkeqësi të jesh njeri. Çdo shtet ka përmendoret e veta kurse këtu përmendoret kanë shtetin e vet. Erdhi koha kur faraonët do të duhet të varrosen në piramidat e tyre. Afër e kanë fundin ata që thuanin se do të na ndërtojnë ardhmëri të ndritshme me ndihmën e forcave të erëta të nëntokës. Duhet të kuptojmë se rrugët e ndërtuara pa Zotin çojnë drejtë në ferr. Por, e gjithë kjo ka edhe dimenzionin psikologjik. Mirë e tha një vajzë – “Doja të pyes se si një premier me shpirt të sëmurë nga shpifja e ofendimi, përsëri do mund të jetë premier. Si është e mundur që njerëz të smurë të udhëheqin me shtetin”?! Këso premieri nuk mund të qëndrojë në pushtet as 24 orë pa përkrahjen e Shqiptarëve. Për çka e përkrahim, përkundër nënçmimeve e poshtrimeve që na i bënë, një Zot e di!















