• Latest
  • Trending
  • All

Jozef Daul: Ballkani, pa ligje, është një bombë e vërtetë

14/09/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 19 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Jozef Daul: Ballkani, pa ligje, është një bombë e vërtetë

14/09/2014
in Lajme, Rajoni

Me përfundimin e seancës së fundit në Parlamentin Europian, Joseph Daul, pas 15 vjetësh në shërbim, tallet me burokracinë evropiane dhe me pamundësinë e saj për të ndërtuar një politikë të sajën për mbrojtjen. Megjithatë, ai, në një intervistë për gazetën “Lajmet e fundit të Alsacës” lëshon alarmin për Ballkanin dhe rrezikun e destabilizimit të tij, prej popullit që s’i duron dot oligarkitë

Kalendari hënor qëndron ende i varur në zyrën e tij, ndërsa librat janë zhdukur nga raftet. Pas 15 vjetësh në shërbim të Parlamentit Evropian, i zgjedhuri i UMP Joseph Daul, sindikalist i vjetër bujqësor, që në vitin 2007 u bë president i grupit PPE (konservatorët), po jeton sesionin e tij të fundit në Strasburg. Si e shikoni ju këtë sesion të fundit parlamentar?
Si diçka shumë të keqe. Është një javë tërbimi. Sesioni më i keq në gjithë karrierën 15 vjeçare që jam këtu. Këta 15 vjet të një jete intensive që do të ndërpritet të enjten. Kjo më prek, natyrisht.  Por ky është vendimi im, për këtë nuk më vjen keq. Vendimi im ka qenë i vështirë që kur më kërkuan, në tetor të vitit të kaluar, të merrja drejtimin e partisë. Tashmë do të synoj të menaxhoj zgjedhjet evropiane, të gjallëroj mbledhjet e shefave të shteteve të PPE-së, pra do të jem i angazhuar tërësisht. Evropa do të vijojë me një brez tjetër të ri. Ata i bëjnë gjërat ndryshe, natyrisht në një mënyrë tjetër, që nuk do ta kritikoja e nuk do ta bëja kurrë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Politikanët që kanë dalë nga brezi juaj flasin gjithmonë për pasardhës që kanë qenë me fat se kanë jetuar gjithmonë në një Evropë pa luftë. Cili është komenti juaj për këtë fakt?
Ata shumë shpejt do të ndërgjegjësohen me këtë që po ndodh tani në Ukrainë. Apo edhe në Ballkan. Ballkani është një bombë e vërtetë. Nëse nuk do të rivendoset sundimi i ligjit në këto vende, do të kemi krim të organizuar, oligarki, korrupsioni do të vazhdojë. Është i pakontrollueshëm. Nëse kjo gjendje vazhdon, ne do të kemi një revolucion atje dhe shpresojmë që kjo të mos jetë një luftë. Dhe Obama na e ka thënë shumë qartë në fund të marsit, kur ai erdhi në Bruksel: Ballkani është problemi i Evropës, jo i Shteteve të Bashkuara.

Ju erdhët në Parlament menjëherë pas përfundimit të konfliktit jugosllav. Evropa tani duket më e pajisur për t’iu përgjigjur krizave të tilla?
Jo. Ajo që ne duam është një Evropë e paqes. Dhe për të siguruar paqen, ne kemi nevojë për një Evropë të mbrojtjes. Dhe këtë ne nuk e kemi tani për tani. Për arsye historike, gjermanët nuk duan të lëvizin në këtë pikë.

Ngadalësia në çështjet kryesore, nuk është saktësisht arsyeja pse njerëzit janë tërhequr nga Evropa?
Unë besoj më tepër se ata nuk besojnë më në këtë Evropë, sepse ata i gënjejnë, u thonë se deficitet, pagat, se çdo gjë që është e gabuar, nuk është për shkak të Evropës! Kur dëgjoj broçkulla si ato që ka thënë Laurent Wauquiez (UMP) që Evropa duhet të kthehet te gjashtëshja … Unë nuk e di se ku është shkolluar ai, por e di që kjo është dramatike dhe e rrezikshme të thuash gjëra të tilla si kjo.

Bashkimi Evropian kishte 15 shtete anëtare, kur erdhët ju, sot ai ka 27 …
Me shtetet anëtare që u bashkuan në vitin 2004, është një kënaqësi që të punosh me njerëz të tillë. Ata kanë  një përulësi të madhe, nuk janë agresivë. Të gjithë kanë pasur një histori shumë të komplikuar nën komunizëm. E respektojnë shumë Evropën dhe nuk respektohen aq sa duhet nga ne. Isha unë ai që vendosa që një i zgjedhur nga Lindja të arrinte një pozitë të lartë në Parlamentin Evropian! (është fjala për polakun e PPE, Jerzy Buzek, 2009) Na duhej ky imazh. Dhe unë jam shumë krenar për këtë. Ne nuk dimë aq sa duhet për fqinjët tanë në lindje. Unë shkoj shpesh atje. Por nëse unë kam ndonjë keqardhje, është fakti se ne nuk kemi biseduar aq sa duhet me Putinin. Ne e kemi injoruar këtë dialog dhe tani ne jemi shumë të mërzitur nga kjo. Unë nuk e di me siguri nëse kjo do t’i kishte shërbyer një qëllimi të mirë, por do të duhej të ishim ulur rreth tavolinës.

Një tjetër keqardhje?
Ne nuk kemi bërë aq sa duhet për të siguruar paqen, as edhe për të ndihmuar të varfrit në botë. Ne jemi donatorët më të mëdhenj të ndihmës, por ne kemi nevojë për helikopterët e Obamës dhe Putinit për të shpërndarë këtë ndihmë…

Një takim që ju ka mbetur në mendje?
Takimi me Obamën, natyrisht. Por ai që më ka goditur më shumë mua ishte takimi me Putinin, para katër vjetësh. Duhej të ishte një çerek ore por u deshën dy orë e gjysmë. Ai kishte shumë pyetje rreth Evropës. Ai donte të dinte se si t’ia bënte për të ndërtuar Federatën e tij të madhe ruse. Ne të gjithë qeshëm me të, por sapo ai iku!… (Qesh)

Në udhëtimin tuaj gjigand, nga një fermer, udhëheqës sindikate bujqësore, në një parti Evropiane, në kontaktet me më të mëdhenjtë, si e shikoni ju këtë hap tuajin?
Si sindikalist bujqësor unë isha në Evropë. Madje edhe atëherë asgjë nuk vendosej në Paris. Ne e dinim se duhej të punonim me të gjitha shtetet e tjera dhe kjo ishte e bukur! Dhe atëherë unë gjithmonë zbatoj të njëjtat metoda. Metodat tregtare bujqësore të negociatave funksionojnë kudo!

Ju jeni gjykuar edhe si një mashtrues në negociata …
Oh, një mashtrues … Kur isha i ri kam marrë motoçikletë tim për të shkuar dhe të kontrolluar faturën e peshës nëse përputhej me lopën që kishin shitur. Dhe ndonjëherë edhe një biletë për një lopë s’ishte pak! Këto janë gjëra që mësohen në fushë, në terren. Kjo të bën vigjilent. Dhe pastaj dëgjoj atë që duan njëri apo tjetri dhe vendos. Unë kurrë nuk zemërohem. S’kam pasur asnjëherë konfrontime direkte..

Post Views: 146
Tags: ballkanibombe e vertetejosepf daul
Previous Post

Hoxhallarët: Mos u bashkoni me ISIS

Next Post

Berisha: Dosja “top sekrete” e BSH ra në duar të trafikantëve të parlamentit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Berisha: Dosja “top sekrete” e BSH ra në duar të trafikantëve të parlamentit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.